VIDEO/ Stadiumi i Partizanit, ja çfarë po ndodh me shtëpinë e re të “demave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 0:00

VIDEO/ Stadiumi i Partizanit, ja çfarë po ndodh me shtëpinë e re të “demave”

Vazhdojnë punimet me ritme të kënaqshme për ndërtimin e stadiumit të ri të Partizanit. Gjithsesi, pavarësisht se intesiteti i punimeve është shtuar ndjeshëm kohët e fundit, afatet janë shtyrë sërish.

Partizani punimet

Është e pamundur që ndeshja e parë të luhet në fillim të muajit tetor, ashtu siç shpresonin drejtuesit e klubit të kuq, ndërkohë që ka shumë gjasa që Partizani, përballjen e parë në shtëpi, nga luajë nga mesi ose nga fundi i muajit nëntor, pasi ka ende punë për t’u bërë.

Mësohet se klubi ka marrë lejen nga ministria për shembjen e një objekti, kështu dhe prej dy diteëh kanë nisur sërish punimet.
Po punohet në nivelimin e fushës dhe ndërtimin e hotelit në krah të stadiumit. Për pak dite do të vijnë edhe stolat së bashku me tapetin e stadiumit.

“Panorama Sport”, ka arritur të sigurojë një video aktuale nga punimet në stadiumin e ri të Partizanit. Për ta kuptuar se sa kanë avancuar punimet, ju ftojmë të shikoni pamjet e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"