VIDEO/ Stadiumi i Korabit i mbuluar nga dëbora, shikoni çfarë ndodh në Peshkopi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2021 | 12:13

VIDEO/ Stadiumi i Korabit i mbuluar nga dëbora, shikoni çfarë ndodh në Peshkopi

Reshjet e dëborës zbardhën qytetin e Peshkopisë mëngjesin e sotëm. Stadiumi i qytetit është mbuluar plotësisht nga dëbora, teksa pas pak minutash është planifikuar të startojë sfida mes Korabit dhe Veleçikut.

kORABI DEBORA logo

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë një video ekskluzive nga gjendja aktuale e impiantit sportive të qytetit të Peshkopisë.

kORABI FUSHA logo

Mësohet se klubi vendas është duke bërë të pamundurën për të pastruar sadopak fushën nga dëbora dhe për të bërë vizimet, në mënyrë që ndeshja të mos anulohet.


Do të jenë zyrtarët e sfidës ata që do të marrin vendimin për sa i përket zhvillimit të takimit, teksa për momentin kur na ndajnë 1 orë e 30 minuta nga starti, gjithçka është pezull dhe pritet vendimi në minutat në vijim.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"