VIDEO/ Spektakël në stërvitje me Sauthemptonin , Broja “fotografon” cepin e portës dhe dërgon topin në rrjetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 19:52

VIDEO/ Spektakël në stërvitje me Sauthemptonin , Broja “fotografon” cepin e portës dhe dërgon topin në rrjetë

Armando Broja është rikthyer në formën më të mirë. Sulmuesi i Kombëtares ka hedhur pas krahëve dëmtimin duke u stërvitur rregullisht me Sauthemptonin.

broja

Pasditen e sotme, klubi anglez ka shpërndarë një video nga stërvitja, ku Armando Broja dhuron spektakël. 20-vjeçari po stërvitet për gjuajtjet para portës, dhe një moment i tregon shokëve të skuadrës se ku do të godasë.

Rezultati? Shumë e thjeshtë, Broja e dërgon topin pikërisht aty ku bëri me shenjë. Menjëherë nga lojtarët e Sauthemptonit shpërthejnë ovacionet që e presin Brojën mes të qeshurave.

Gjatë momentit që Broja godet, një prej lojtarëve anglez thërret me të madhe ‘’Shqipëria’’, duke i dhënë zemër Brojës. Si duket, sulmuesi kuqezi i është kthyer dhe një herë formës së tij duke lënë pas dëmtimin që e la dhe jashtë Kombëtares.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"