VIDEO/ Spektakël i garantuar në Gjermani, Shalke turpërohet në shtëpi. Verner koleksionin tripletë personale ndaj Mainzit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2020 | 23:46

VIDEO/ Spektakël i garantuar në Gjermani, Shalke turpërohet në shtëpi. Verner koleksionin tripletë personale ndaj Mainzit

U zhvilluan dhe dy takimet e tjera të javës së 27-ë të kampionatit gjerman. Augsburgu turpëroi Shalken me rezultatin 0-3, kurse Lajpcigu nuk tregoi mëshirë ndaj Mainzit duke e mposhtur me rezultatin e thellë 0-5.
verner
Sulmuesi gjerman Timo Verner koleksionoi tripletë personale për këtë takim duke shënuar 3 prej 5 golave të takimit.

Me këtë fitore Lajpcigu konfirmohet si forca e tretë e kampionatit gjerman pas Bajern Mynihut dhe Borusia Dortmundit.

Për sa i përket Vernerit, ai shkon në kuotën e 24 golave në kampionatin gjerman, 3 më pak se Robert Levandovski i Bajern Mynihut.

augsburg
FT: SHALKE 04 – AUGSBURG 0-3
Lëven 7′, Baze 75′, Kordova 90′

FT: MAINZ – LAJPCUG 0-5
Verner 11′, 48′, 75′, Polsen 23′, Sabitzer 36′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"