VIDEO/ Specia fiton me përmbysje, Manaj hyn nga stoli dhe merr… të verdhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2021 | 17:25

VIDEO/ Specia fiton me përmbysje, Manaj hyn nga stoli dhe merr… të verdhë

Specia ka arritur të marrë një fitore të vuajtur 2-1 përballë Salernitanës, një kundërshtari direkt për mbijetesë.

manaj

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të Simit i cili realizoi në minutën e 39-të. Pjesa e dytë nisi vrullshëm për Specian e cila barazoi menjëherë shifrat në minutën e 51-të të takimit me Strelec. Çerek ore nga fundi i ndeshjes, ukrainasi Kovalenko përmbysi gjithçka me një silurë nga distanca për t’i dhënë 3 pikë skuadrës së tij.

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj hyri si zëvendësues në këtë ndeshje duke u aktivizuar në minutën e 68-të. Lushnjari u bë protagonist në minutën e fundit të ndeshjes duke u ndëshkuar me karton të verdhë nga arbitri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"