VIDEO / Spaleti refuzon t’i japë dorën trajnerit që e mundi, klubi i Spartak Moskës e cilëson palaço

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2021 | 20:18

VIDEO / Spaleti refuzon t’i japë dorën trajnerit që e mundi, klubi i Spartak Moskës e cilëson palaço

Luçiano Spaleti nuk e ka kapërdirë dot humbjen e sotme në Ligën e Europës përballë Spartak Moskës, pasi kështu ka komplikuar ndjeshëm shanset për të vazhduar më tej në turne. Kjo u pa qartë në fund të sfidës, kur tekniku italian nuk i dha dorën trajnerit kundërshtar, Rui Vitoria.

rui vitoria spaleti

“Nuk i dhashë dorën pasi nuk erdhi të më përshëndeste në fillim. Përshëndetja është në fillim. Ai tha që erdhi e unë nuk isha se po vishja këpucët, por mund të vinte përsëri më vonë, isha 10 metra larg. Përshëndetja bëhet në fillim, jo pasi ke fituar ndeshjen”, u shpjegua Spaleti për gjestin e tij.

Por kjo situatë nuk ka kaluar lehtë e pa një thumbim nga klubi I Spartak Moskës. Ky i fundit, ka publikuar videon e momentit ku Spaleti refuzon t’i shtrëngojë dorën Rui Vitoria dhe ka përdorur dy emoji për të përshkruar ngjarjen, një prej të cilëve ishte një palaço. “Kaq e pat edhe fair play’, thumbonte klubi rus në shkrimin përkrah kësaj videoje.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"