VIDEO/ Skuadra e Abazajt dhe Rrocës barazon në mënyrë të çmendur, ish-sulmuesi i Kukësit drithëron rivalët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2020 | 23:52

VIDEO/ Skuadra e Abazajt dhe Rrocës barazon në mënyrë të çmendur, ish-sulmuesi i Kukësit drithëron rivalët

Istanbulspor i Eduart Rrocës dhe Kristal Abazaj mori një barazim të çmendur në fushën e tij kundër Akhisarsporit 2-2.
Rroca5
Teksa miqtë udhëhoqën për minuta të tëra 0-2, Istanbulspori barazoi sfidën në 6 minuta (90’ dhe 90’+6).

Dy ish-futbollistët e Kukësit ishin titullarë në këtë takim (Rroca luajti 90 minuta të plota, Abazaj 86’). Abazaj ishte shumë pranë shënimit të golit të parë të Istanbulsporit në minutën e 64-rt kur depërton dhe godet bukur drejt portës së Akhisarsporit, por topi fluturon ngjitur me shtyllën e dytë.

Të dy lojtarët po fitojnë peshë në ekipin turk.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"