VIDEO/ Skënderbeu kalon në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë, Bylis gabon te penalltitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 16:26

VIDEO/ Skënderbeu kalon në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë, Bylis gabon te penalltitë

Skënderbeu është skuadra që do të luajë në raundin e tretë të Kupës së Shqipërisë.

skendebreu

Korçarët kanë mposhtur 4-3 me penallti Bylisin pas rezultatit final 3-3 të dy ndeshjeve të luajtura. Kjo ishte një ndër ndeshje më të bukura me të luftuara të Kupës duke prodhuar një rezultat fantastik.

Të parët që kaluan në avantazh ishin ballshiotët me Qardakun, ndërsa Meksi dhe Elvi Berisha përmbysën gjithçka në pjesën e parë. Ishte sërish Qardaku që barazoi shifrat duke çuar takimin në shtesa, ku më pas skuadrat i janë drejtuar penalltive.

Skënderbeu është treguar më e saktë duke shënuar 4 prej tyre, ndërsa Bylisi ka shënuar vetëm 2 duke gabuar dhe dy të tjera. Në turin e tretë korçarët do të ndeshen me Teutën që më herët eliminoi Korabin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"