Video/ Skandal në Laç, goditet trajneri i Partizanit në kokë dhe rrëzohet në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2021 | 23:56

Video/ Skandal në Laç, goditet trajneri i Partizanit në kokë dhe rrëzohet në fushë

Një episod i paprecedentë është regjistruar në fundin e pjesës së parë, në ndeshjen mes Partizanit dhe Laçit, në stadiumin e këtyre te fundit.

bandicam 2021-04-28 16-51-33-437

Menjëherë pas përfundimit te pjesës së parë, nga tribuna qendrore në drejtim të pankinës së kuqe janë hedhur sende të forta.

Një prej tyre ka kapur në kokë zv.trajnerin e Partizanit, Ilir Bozhiqi, i cili është rrëzuar në tokë dhe menjëherë i vjen në ndihmë stafi mjekësor. Trajneri i portierëve, pasi mori ndihmën e parë, është larguar në dhomat e zhveshjes.

Situatë e tensionuar në Laç, teksa kujtojmë se vetëm pak minuta para se të fillonte ndeshja, disa persona të cilët ishin në tribunë kanë shpërthyer në ofendimet, duke detyruar presidentin e Laçit, Pashk Laskaj, të shkojë dhe të debatojë me ta, duke i kërkuar të qetësohen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"