VIDEO/ Siti shtanget nga Uolves në shtëpi, Çelsi si “uragan” në transfertë. Arsenalit i mjafton… David Luiz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 17:06

VIDEO/ Siti shtanget nga Uolves në shtëpi, Çelsi si “uragan” në transfertë. Arsenalit i mjafton… David Luiz

Kanë përfunduar tre takimet e orës 15:00, të Premier Ligës aty ku Mançester Siti është shtangur në shtëpi nga Ulvsi, duke humbur 0-2.

siti

Skuadra e udhëhequr nga Guardiola ka pësuar një humbje shokuese në shtëpi, nga Uolvesi, e cila ka goditur në minutat e fundit të ndeshjes. Aty ku pritej goli i epërsisë për “Qytetarët”, miqtë kanë shënuar me Traoren dy herë, në të 80-tën dhe në minutën e katërt të shtesës.

Tashmë Siti ka mbetur plot 8 pikë pas Liverpulit që është në vend të parë me 24 pikë. Kështu vështirësohet që në fillim misioni titull për Sitin.

Ndërkaq Arsenali ka mundur 1-0 Bornmëthin në shtëpi, me golin e shënuar në minutën e 9-të nga David Luiz.

Me fitore ka vazhduar dhe Çelsi që ka mundur Suathemtonin 1-4 në transfertë, duke treguar një formë shumë të mirë javën e fundit.

Ja rezultatet dhe golat e shënuar:

Siti-Uolves 0-2
(Traore 80’, 90+4’)

Arsenal-Bornemëth 1-0
(David Luiz 9’)

Sauthempton- Çelsi 1-4
(Ings 30’/ Abraham 17’, Maunt 24’, Kante 40’, Baçuaj 89’)

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"