VIDEO / Si e përgatiti Paulo Sousa duelin me Shqipërinë: Ja cilët futbollistë nuk duhet të lejoni të luajnë topin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2021 | 18:38

VIDEO / Si e përgatiti Paulo Sousa duelin me Shqipërinë: Ja cilët futbollistë nuk duhet të lejoni të luajnë topin

Dueli mes Shqipërisë dhe Polonisë në “Air Albania” ishte një duel i luftuar, kur rastet ishin me pikatore. Secili prej trajnerëve e kishte përgatitur në mënyrën e tij këtë duel i cili në fund pa polakët fitimtarë falë golit të Sviderskit.

paulo sousa

Federata Polake ka publikuar sot pjesë nga përgatitjet e kësaj ndeshje, duke treguar edhe analizën taktike që i bëri Sousa ndeshjes me ekipin në ditën e sfidës. Aty shfaqet trajneri teksa udhëzon Levandovski & Co. si të veprojnë te pikat e dobëta të Shqipërisë.

“Do të ketë shumë sfida, do të duhet shumë intensitet, shumë përqendrim. Mesfuhsorët tanë duhet të kontrollojnë shumë mirë mesfushorët e tyre, sidomos në 1/3 e fundit të fushës.

Më e rëndësishmja është të mos lejojmë të luajnë lojtarët kyç. Kjo do të thotë dy mesfushorët e qendrës më të avancuar dhe dy qendërmbrojtësit e krahëve, ata janë personat që mund të diktojnë pak më shumë gjërat.

Ne kemi mundësinë në disa pjesë të hedhim topin në zonë. Hidhni topin në zonë. Luani 2 kundër 2. Luani në ajër se jemi më të fortë se arta”, tha Sousa para lojtarëve.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"