VIDEO/ Shqipëria bie në Izrael. Ekipi i Panuçit bën lojën, por pikët i merr “dinakëria” izraelite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2018 | 23:54

VIDEO/ Shqipëria bie në Izrael. Ekipi i Panuçit bën lojën, por pikët i merr “dinakëria” izraelite

Shqipëria e mbylli me humbje, sfidën e tretë në Ligën e Kombeve, në transfertë ndaj Izraelit. Kuqezinjtë u mposhtën me shifrat 2-0, me nga një gol të pësuar në secilën pjesë.

bandicam 2018-10-14 22-40-03-176

Që në minutën e 8, është Hemed ai i cili shfrytëzon një përgjumje të mbrojtjes sonë, dhe pas një topi të gjatë nga rinëvia fundore e portierit Harush, del i vetëm me Strakoshën, dhe nuk fal.

Më pas, kontrollin e lojës e bën Shqipëria, teksa provon edhe shumë herë me Balajn, por pa gjetur rrugën e rrjetës. Disa herë pasaktësia në shënjestër, disa herë edhe pritjet e portierit Harush, bënë që pjesa e parë të mbyllej pa gola të tjerë.

Edhe në të dytën, Shqipëria u paraqit më e rrezikshme, dhe pati më shumë raste, por përsëri nuk gjeti dot golin. Në të 83-tën, Seba shënoi edhe të dytin, pas një goditje nga jashtë zone, që pati edhe devijimin e Gjimshitit.

Kështu, Shqipëria e mbyll me humbje, dhe mbetet në kuotën e 3 pikëve në grup, ndërsa Izraeli mban vendin e parë me 6 pikë, ndërsa Skocia qëndron sipër nesh, edhe pse ka 3 pikë.

bandicam 2018-10-14 20-56-45-358

 

Izrael-Shqipëri 2-0

GOL: Hemed 8′, Saba 83′

 

KOMENTI

Mbyllet ndeshja. Izrael-Shqipëri 2-0

90′ 3 minuta shtesë.

88’ Goditje e drejtpërdrejtë e Memushajt në portë, grushton Harush.

88’ Memushaj fiton një goditje dënimi në të majtë të sulmit.

83’ Izraeli shënon edhe të dytin, godet Saba nga jashtë zone, topin e devijon Gjimshiti, dhe ndalet në rrjetë.

80’ Strakosha vendimtar, në dy raste ndaj Dabur, shpëton portën dhe na mban në lojë.

79’ Karton i verdhë edhe për Hysajn për një mbajtje ndaj Hajal. Përveç Bashës, mungon edhe mbrojtësi i Napolit ndaj Skocisë.

77’ Zëvendësimi i dytë edhe te izraelitët. Del Tauata, futet Habashi.

75’ Godet Lilaj nga jashtë zone, grushton Harush, më pas Grezda me kokë, por jashtë kuadratit.

73’ Panuçi nxjerr nga fusha e lojës Balajn. Futet 19-vjeçari Xhakomo Vrioni, ndeshja e parë zyrtare.

67’ Binaku harkon, por topi shkon më shumë si një gjuajtje drejt portës, por përfundon vetëm pak jashtë shtyllës.

66’ Largohet nga fusha autori i golit, Hemed, futet Seba.

64’ Karton i verdhë për Dasën te Izraeli, për një mbajtje ndaj Xhakës.

63’ Godet Memushaj nga goditja e dënimit, topi devijohet në këndore.

62′ Uzuni lëviz mirë në hyrje të zonës, e fiton goditje denimi në një zonë të rrezikshme.

60’ Krosim fantastik i Hysajt, kalon në shtyllën e dytë, Balaj zgjatet, por për fat të keq nuk shtyn dot drejt portës.

58’ Harkim i bukur i Hysajt tek Grezda në metrat e fundit, por në fund ia marrin topin.

53’ Godet Peretz nga goditja e dënimit, por muri ndal gjithçka.

52’ Karton i verdhë për Gjimshitin, i cili ndaj Dabur në hyrje të zonës.

48’ Mavraj nuk ka vëmendje, dhe Izraeli ka një mundësi mjaft të mirë. Topi shkon për Dabur në hyrje të zonës, por goditja jashtë kuadratit të Strakoshës.

47’ Hysaj del papritur para zone i vetëm, godet me të majtën, por pa saktësi.

46’ Nis pjesa e dytë. Futet edhe Lilaj. Del Tibi te Izraeli, futet Tzedek.

Mbyllet pjesa e parë Izrael-Shqipëri 1-0

45′ 2 minuta shtesë.

44’ Probleme për Bashën, edhe pse bëri një faull ndaj kundërshtarit, në këmbën e djathtë. Thirret menjëherë Sabien Lilaj, por zëvendësimi nuk kryhet. Ish-mesfushori i Skënderbeut do futet sapo të nisë pjesa e dytë.

43’ Karton i verdhë për Bashën, për një faull në mesfushë. Mungon ndaj Skocisë në nëntor.

40’ Kundërsulm i shpejtë i vendasve, por Gjimshiti ndërhyn duke larguar çdo rrezik.

38’ Përsëri këndore, harkon Uzuni, Gjimshiti me kokë, por kontrollon portieri Harush.

37’ Kryhet goditja e këndit, topi shkon te Xhaka i cili fluturimthi provon drejt portës, por portieri Harush devijon.

37’ Harkim i Xhakës nga goditja e dënimit, Mavraj me kokë por bllokohet. Topi shkon te Uzuni, godet me të djathtën nga jashtë zone, përsëri topi bllokohet dhe shkon në këndore.

33’ Balaj i lëvizshëm në zonë, i merr sërish kohën qendërmbrojtësit izraelit, godet me kokë pas harkimit të Memushajt, por për fat të keq nuk ka shënjestër drejt kuadratit.

33’ Uzuni kryen goditjen e këndit me një pasim të shkurtër me Grezdën, më pas, harkim te Balaj, ky i fundit në rrëshkitje e sipër godet, por pa saktësi drejt portës.

32’ Mjaft i lëvizshëm Uzuni në krahun e djathtë. Fiton përsëri tjetër goditje këndi.

25’ Nisje e vrullshme e izraelitëve, dy kundra tre, por Mavraj vjen dhe ccon topin në goditje këndi.

24’ Kombinime fantastike mes Uzunit e Grezdës, në fund beratasi fiton vetëm këndore.

22’ Harush bën një tjetër pritje fantastike, Balaj godet me kokë pas një asisti të mirë të Binakut, por portieri bën mrekullinë.

19’ Goditje këndi për izraelitët, Mavraj largon me kokë.

16’ Dasa kalon Binakun në të djathtë, pason mirë në qendër për Peretz, ky i fundit godet fuqishëm, por Gjimshiti largon për në goditje këndi.

15’ Harkim nga e djathta në zonën e Shqipërisë, Gjimshiti largon rrezikun.

13’ Xhaka depërton në zonën e Izraelit, por mbrojtja izraelite mbyll rrezikun.

8’ Top i gjatë nga portieri Harush, dyshja e qendrës së mbrojtjes nuk ka mendjen, dhe përfiton Hemed, i vetëm me Strakoshën.

7’ Goditje me kokë e Balajt, por portieri bën mrekullinë.

7’ Goditja e parë nga këndi për Shqipërinë.

4’ Grezda nis një harkim për Uzunin pas futet në qendër, por pozicion i parregullt i beratasit.

3’ Top i humbur nga Basha në mesfushë, por është Mavraj ai që mbyll menjëherë rrezikun.

1′ Nis ndeshja në Izrael.

 

Kapiteni Mavraj merr ekipin në një mbledhje të vogël gjatë nxehjes.

mavraj mbledhje ekipi

Lojtarët e Shqipërisë duke kryer nxehjen

44023031_1931420840498696_2347220088488198144_n

43952027_2195183627171890_3642770550687793152_n

Kombëtarja shqiptare duke hyrë në stadium.

44110997_568898983541458_9032277598847107072_n

 

FORMACIONET

Izraeli: Harush, Dasa, Natço, Kajal, Peretz, Dabur, Hemed, Jeini, Tuata, Ben Harush, Tibi. Trajner: Andreas Herzog

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Basha, Uzuni, Memushaj, Xhaka, Binaku, Balaj, Grezda. Trajner: Kristian Panuçi.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"