VIDEO / “Shpresat” korrigjojnë shënjestrën, kësaj here mundin Moldavinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2017 | 17:09

VIDEO / “Shpresat” korrigjojnë shënjestrën, kësaj here mundin Moldavinë

Kombëtarja U-21 nuk gabon në provën e dytë kundër Moldavisë. Dy ditë pas barazimit pa gola në Elbasan, skuadra e Alban Bushit sot triumfoi 2-0.

U-21

Miqësoren e luajtur në “Selman Stërmasi” e vendosën nga një gol për çdo pjesë. Kristal Abazaj shënoi pas çerek ore lojë, ndërsa zëvendësuesi Bardhec Bytyqi vulosi suksesin e kuqezinjve katër minuta para fundit.

Sikurse në takimin e parë, edhe sot tekniku Bushi i provoi thuajse të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion, për të krijuar një ide më të plotë për skuadrën me të cilën do të zhvillojë kualifikueset e Kampionatit Europian.

Në provën e parë, kuqezinjtë do të presin Estoninë më 12 qershor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"