VIDEO/ Shensoi del me të kuq, një japonez i jep fitoren Bylisit ndaj Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 0:00

VIDEO/ Shensoi del me të kuq, një japonez i jep fitoren Bylisit ndaj Kastriotit

Bylis ka mposhtur me rezultatin 1-0 Kastriotin në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore.

sbsbs

 Sfida u shoqërua me tensione në fushë dhe në tribunë. Si pasojë e situatave të krijuara trajneri i Bylisit, Naxhi Shensoi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 34’. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim pa gola.

Aktivizimi i japonezit Doi në minutën e 58’ ishte zgjedhja më e mirë që mund të bënte zv.trajneri. Pas shumë tentativave, ai e zhbllokoi duelin në minutën e 76’. Ky gol mjaftoi që ballshiotët të merrnin fitoren e dytë radhazi.

Pas këtij triumfi Bylisi pozicionohet në vendin e 7-të me 23 pikë ndërsa Kastrioti ndodhet në vendin e 10-të me 19 pikë.

BYLIS 1-0 KASTRIOTI

76′ Doi

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet sfida.

90’+1′ Ajazi pason topin drejt Hasanit, ky i fundit godet por Aldo Teqja bën një pritje të mrekullueshme.

90′ Jepen 6 minuta shtesë.

89′ Largohet Eskerdinja, në lojë futet Mevlan Adili.

87′ Largohet Kodra, në lojë futet Ajazi.

86’ Shkakton faull ndaj Onanugës, Maçolli ndëshkohet me karton të verdhë.

 83’ Stojanoviç dhe Kaçorri përplasen në dyluftim, rrëzohen të dy në fushë. Ka momente tensioni.

81′ Ndërhyn ashpër ndaj Felipe Sozës, Karakaçi ndëshkohet me karton të verdhë.

80’ Largohet Hasani, në lojë hyn Onanuga.

76′ GOOOL BYLIS 1-0! Trumçi kroson drej Kaçorrit, ky i fundit i jep asist Doit i cili zhbllokon sfidën duke shkundur rrjetën e Salit.

73′ Hasani ndërhyn ndaj Loran, ndëshkohet me karton të verdhë.

70’ Stojanoviç ndërhyn ndaj Felipe Sozës, ky i fundit rrëzohet. Ka goditje dënimi për Bylisin.

68’ Mehmeti kroson drejt Hasanit, ky i fundit godet por nuk arrin të shënojë.

67’ Mundësia më e mirë për Kastriotin! Xhuljo Mehmeti godet me të djathtën, por topi shkon mbi traversë.

66′ Doi godet, por topi shkon jashtë kuadratit.

58’ Zëvendësimi i parë nga Bylisi! Del Qardaku, futet japonezi Doi.

56’ Ka një përplasje mes Karakaçit dhe Eskerdinjës, ndalohet për pak sekonda loja.

 52’ Mundësi e mirë për Bylisin. Zguro kroson drejt Felipe Sozës i cili gjuan drejt portës, por Hasani dhe Sali shpëtojnë portën.

51’ Kaçorri godet por topi shkon jashtë, nuk ka rrezik për portierin Sali.

47’ Qardaku kroson drejt Maçollit, por Hasani ndërhyn saktë dhe ndalon aksionin.

46′ Starton pjesa e dytë.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

43′ Qardaku godet por topi ndalet nga muri mbrojtës. Aksioni vijon dhe topi shkon në këmbët e Felipe Sozës i cili godet, por Sali parashikon lëvizjen dhe bën një pritje të mirë.

42′ Stojanoviç ndërhyn ndaj Felipe Sozës, ky i fundi rrëzohet në fushë. Ka goditje dënimi për Bylisin.

39’ Një aksion i bukur nga Bylisi! Loran ia pason topin Maçollit, më pas ia pason drejt Kaçorrit i cili nuk arrin të godasë. Edhe Zguro provon, por nuk shënon.

34′ Ka tension në fushë dhe në tribunë! Tifozët hedhin materiale, trajneri i Bylisit nxehet dhe arbitri e ndëshkon me karton të verdhë. Më pas ai vijon sërish me replika, dhe arbitri e nxjerr me karton të kuq. Ai largohet nga pankina dhe ballshiotët do të drejtohen nga zëvendës trajneri.

29′ Trumçi ndërhyn ndaj Grecës, ndalohet loja.

24’ Rami shtyn Felipe Sozën, nxehen gjakrat në “Adush Muça”.

20’ Çfarë predhe nga Qardaku! Ai godet fortë me të djathtën e tij, por shtylla ia mohon golin e sigurt.

18’ Qardaku kroson drejt Felipe Sozës, por Sali ndërhyn saktë dhe e “rrëmben” topin.

16’ Loran lëviz përpara dhe ia pason topin Eskerdinjës, por Karakaçi ndërhyn saktë dhe ia heq nga këmbët.

9′ Ndërhyn ashpër ndaj Santiago Selmanit, Stiven Janku ndëshkohet me karton të verdhë.

6′ Kaçorri gjuan drejt portës, por topi shkon drejt e në duart e portierit.

4′ Damçevski ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

BYLIS: Teqja, Trumçi, Zguro, Eskerdinja, Felipe Soza, Damçevski, Loran, Janku, Qardaku, Kaçorri, Maçolli

Trajner: Naxhi Shensoi

KASTRIOTI: Sali, A.Selmani, Karakaçi, Greca, Mehmeti, Hasani, Rami, S.Selmani, Kodra, Stojanoviç, Zogaj

Trajner: Ardian Mema

nsksns

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"