VIDEO/ Shënoi gol ndaj Teutës, sulmuesi i Kastriotit shpërthen në lot gjatë intervistës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2022 | 16:40

VIDEO/ Shënoi gol ndaj Teutës, sulmuesi i Kastriotit shpërthen në lot gjatë intervistës

Në përfundim të sfidës me Kastriotin dhe Teutën ka folur dhe Spartak Ajazi. Sulmuesi u fut në pjesën e dytë dhe shënoi golin e dytë për krutanët. Për mikrofonat e “Super Sport” Ajazi tregoi se kujt ja dedikon golin.

ajazi

“Ishte një fitore mjaft e bukur për ne. Situata duket më entuziaste dhe ngjall shpresë. Kemi cilësi dhe mundësi për të përballuar këtë kampionat. Do jemi aty në garë. Shoh nëpër media që shihemi si skuadër që është për të rënë nga kategoria. Besoj që do të bëjmë më mirë. Objektivi jonë është të shmangim rënien direkt. Nuk mund të pretendojmë më shumë sepse gara është e fortë.”

Goli

“Ndjehem mirë që mu dha mundësia. Sulmuesi ka detyrë të shënoja gola, kështu ndihmon edhe ekipin. Këtë ja dedikoj një njeriu që ka vdekur prej Covidit, dajës sim. Është ky moment që dua t’ja dedikoj. Më ka mbështetur shumë gjatë gjithë karrierës.”

Çfarë ka ndryshuar tek skuadra me trajnerin e ri?

“Është një ish lojtar i kësaj skuadre dhe ish kapiten. Ka ndryshuar atmosfera. Ka një dëshirë që ne do të arrijmë objektivat. Por dhe trajneri i mëparshëm ka bërë një punë mjaft të mirë. Ndoshta kemi pasur probleme psikologjike. Kanë ndryshuar për mirë. Tani çdo ndryshim shpresoj të  jetë për mirë. Të shohim deri në fund.”

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"