VIDEO/ Shakira shtatzënë për herë të tretë pas ndarjes nga Pike? Ja pamjet që nxitën dyshimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2022 | 22:03

VIDEO/ Shakira shtatzënë për herë të tretë pas ndarjes nga Pike? Ja pamjet që nxitën dyshimet

Shakira po përjeton disa ndryshime të mëdha në jetën e saj. Në mes të një divorci shumë të komentuar, këngëtarja kolumbiane tashmë përballet edhe thashetheme shumë për një shtatzëni të mundshme.

Videoja më e fundit e muzikantes ka ndezur thashetheme se ajo është përsëri në pritje të ëmbël. Në klip, Shakira shihet duke kërcyer për një program televiziv NBC .

Përdoruesit kanë vërshuar me komente në mediat sociale se si barku i Shakirës duket të jetë më i rëndë teksa kërcen.

Shakira nuk e ka komentuar ende këtë thashethem, i cili nëse do të ishte i vërtetë pa dyshim do të tregonte një kapitull të ri në jetën e saj për muajt në vazhdim me ardhjen në jetë të fëmijës së saj të tretë.

Nga marrëdhënie e saj e mëparshme me lojtarin e Barcelonës , ​Zherard Pike, Shakira ka dy fëmijë, 7 dhe 9 vjeç.

      

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"