VIDEO/ Salah shënon tripletë në ndeshjen e parë të kampionatit, kampionë e nisin me fitore të vuajtur ndaj Lidsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2020 | 21:04

VIDEO/ Salah shënon tripletë në ndeshjen e parë të kampionatit, kampionë e nisin me fitore të vuajtur ndaj Lidsit

Liverpuli e ka nisur me fitore të vuajtur Premier Ligën. Kampionët në fuqi kanë triumfuar me vështirësi 4-3 ndaj Lidsit që u rikthye në futbollin anglez pas plot 16 vitesh mungesë.

 

Salah

Heroi i të kuqve në këtë takim ishte padyshim egjiptiani Momo Salah i cili realizoi plot 3 gola,  2 prej të cilave me 11 metërsh.

Golin tjetër për të kuqtë e Klopit e shënoi Van Dijk, ndërkohë që Lidsi i Bielsës realizoi 3 gola me Harrison, Bamford, Kliç, duke i vënë në vështirësi kampionët. Në sfidën e radhës Liverpulin e pret një përballje e nxehtë ndaj Çelsin, ndërkohë që Lids pret Fulhamin në shtëpi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"