VIDEO/ Ronaldon nuk e njohin në Hungari, shikoni momentin kur roja i kërkon mjetin identifikues para se të hyjë në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2021 | 23:51

VIDEO/ Ronaldon nuk e njohin në Hungari, shikoni momentin kur roja i kërkon mjetin identifikues para se të hyjë në stadium

Ditën e djeshme, Portugalia luajti kundër Hungarinë në shtëpinë e këtyre të fundit në ‘’Pushkash Arena’’.

ronaldo

Një video interesante është bërë virale në rrjetet sociale, teksa shikohet se si sigurimi nuk e njeh Kristiano Ronaldon në momentin që lojtarët portugez do të hynin në stadium. Roja i afrohet Ronaldos dhe i kërkon të shohë autorizimin special dhe më pas e lejon të vazhdojë.

Ylli portugez nuk duket aspak i kënaqur nga ky kontroll i cili e shpreh zhgënjimin me mimikën e fytyrës së tij. Videoja ka bërë xhiron e rrjetit duke u komentuar shumë, por në të tilla situata të komplikuara të gjithë janë të barabartë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"