VIDEO/ Ronaldo protagonist dhe jashtë fushe, kësaj radhe shkrep fotografi për shokun e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2021 | 17:59

VIDEO/ Ronaldo protagonist dhe jashtë fushe, kësaj radhe shkrep fotografi për shokun e skuadrës

Kristiano Ronaldo vazhdon të mbetet protagonist si brenda ashtu dhe jashtë fushe. Kësaj radhe ylli portugez ka menduar të marrë rolin e protagonistit jashtë fushë duke i shkrepur disa fotografi shokut të skuadrës Pepe.

roni

Teksa lojtarët po pozonin në kuadër të ditës së medias në Portugali, Ronaldo gjendjen pranë shokut të tij Pepe i cili po pozonte për reporterin e medias, por ka krijuar një episod qesharak duke i marrë fotografit aparatin nga dora për t’i shkrepur vetë fotografitë Pepes.

“E bëra më mirë se ti”, i drejtohet Ronaldo fotografit teksa në sallë plasin të qeshurat. Video u postua nga vetë faqja e UEFA-s në “Instagram” duke marrë pëlqime dhe komente të shumta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"