VIDEO/ Roma bën surprizën në “San Siro”, fiton të parën ndaj Milanit në çerekfinalet e Ligës së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 23:57

VIDEO/ Roma bën surprizën në “San Siro”, fiton të parën ndaj Milanit në çerekfinalet e Ligës së Europës

Roma ka siguruar një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Milanit në duelin e parë çerekfinal të Ligës së Europës mes dy skuadrave në “San Siro”.

sdffdsfsdsfdsfdfsfsdfs

Skuadra e De Rosit u tregua shumë më agresive në kërkim të golit në pjesën e parë të ndeshjes, duke vënë vazhdimisht në provë Menja, derisa gjeti avantazhin me Mançinin. Ndërkohë, Milani ishte hija e vetvetes në fazën ofensive, duke u shfaqur rrallëherë rrezikshëm përpara.

Kjo ndryshoi disi në pjesën e dytë, kur verdhekuqtë lëshuan terren, por gjuajtjet drejt portës munguan thuajse deri në minutat e fundit të takimit. Aty Zhiru humbi një mundësi të artë për të barazuar teksa gjuajti traversën, duke bërë që Roma të siguronte një avantazh minimal për duelin e kthimit të javës së ardhshme.

MILAN-ROMA 0-1
17′ Mançini

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Romës.

90’ Kuqezinjtë kërkojnë penallti për një prekje të topit me dorë në zonë të Abraham, gjyqtari vazhdon lojën. (VIDEO)

87’ Pas një driblimi spektakolar të Çukvueze në të djathtën, topi shkon te Zhiru i cili gjuan nga pak hapa larg portës, por godet traversën. (VIDEO)

84’ Pas një goditje këndi, Çukvueze provon me një predhë nga jashte zonës, duke çuar topin mbi traversën e Svilar. (VIDEO)

83’ Një ndërhyrje e Smalling ndal avancimin e Teos në fundore në të majtën.

82’ Gabia fiton topin në mesfushë dhe lëshon një gjuajtje të fortë, që nuk gjen portën e miqve.

79’ Pioli ndryshon ekipin e tij me aktivizimin e Çukvueze dhe Okafor në vend të Pulisiç dhe Leaos.

74’ Adli i afrohet golit me një gjuajtje harkim nga e djathta, Svilar dhe traversa shpëtojnë verdhekuqtë. (VIDEO)

72’ I vetmi që gjuan në portë mes kuqezinjve është Reijnders, i cili vë në provë përsëri Svilar me një gjuajtje nga e djathta. (VIDEO)

62’ Edhe Kristante i afrohet golit me një diagonale që përfundon jashtë portës.

61’ Pelegrini lëshon një diagonale të rrezikshme me të majtën e tij, topi përfundon jashtë. (VIDEO)

60’ Adli hyn në fushë në vend të Benaser në radhët e Milanit.

57’ Aksion i shpejtë i kuqezinjve me një pasim në qendër për Zhiru i cili rrëzohet dhe nuk devijon topin para portës. (VIDEO)

54’ Verdhekuqtë protestojnë për një prekje topi me dorë në zonën e Milanit, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

51’ Milani ka kontrollin e topit në këto minuta, por pa gjetur hapësirë për të rrezikuar portën, ndërsa Roma mendon më shumë për kundërsulmet.

46’ Reijnders provon përsëri ashtu si në pjesën e parë me gjuajtje nga jashtë zonës, sfera ndalet nga Svilar. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin 1-0 të Romës.

45’ Spinacola shpërthen në krahun e majtë dhe hyn në zonë, gjuajta e tij devijohet nga Çau dhe përfundon në rrjetën e jashtme. (VIDEO)

42’ Reijnders provon përsëri nga distanca, Svilar i përgjigjet në pozicion dhe grushton topin. (VIDEO)

38’ El Sharauoi nga e djathta lëshon një diagonale që grushtohet nga Menja, ndërsa Lukaku nuk arrin të shtyjë sferën në rrjetë vetëm pak hapa larg portës. (VIDEO)

34’ Leao tenton golin spektakolar me roveshatë, sfera largohet nga mbrojtja e Romës. (VIDEO)

27’ El Sharaui nis një krosim nga e djathta në zonë, Lukaku nuk arrin ta devijojë dhe më pas Menja kontrollon me vështirësi. (VIDEO)

21’ Lukaku kthehet në mbrojtës! Sulmuesi belg ndal dy herë para vijës fatale gjuajtjet me kokë të Zhiru, duke larguar topin. (VIDEO)

17’ GOOOL ROMA! Pas një goditje nga këndi, Mançini me kokë gjuan dhe mposht Menja. (VIDEO)

16’ Sulm i shpejtë i Romës me Lukakun në të djathtën, ai pason te El Sharaui i cili gjuan dhe sheh topin të devijohet, por Menja ia del ta kalojë mbi traversë. (VIDEO)

12’ Dibala nis Pelegrinin në zonë, Kalabria me një ndërhyrje vendimtare largon topin në këndore.

9’ Reijnders jep shkëndijën e parë në portën e Romës, me një gjuajtje që grushtohet nga Svilar. (VIDEO)

6’ Përsëri verdhekuqtë rrezikshëm me një aksion të nisur nga Dibala i cili pason për Pelegrinin, por gjuajtja e këtij të fundit shkon larg portës.

5’ Dibala hyn në zonë në krahun e majtë dhe tenton të kthejë sferën drejt Lukakut në shtyllën e dytë, por e fluturon mbi traversë.

1’ Nis ndeshja në “San Siro”.

FORMACIONET ZYRTARE

dssddssdsaddsadsa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"