Haland: Pep special, Mançester Siti ka edhe 5 finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 13:45

Haland: Pep special, Mançester Siti ka edhe 5 finale

Erling Haland vlerësoi trajnerin Pep Guardiola, pasi trajneri udhëhoqi skuadrën drejt një fitoreje 2-0 kundër Notingem Forestit në ndeshjen e tij të 300-të në Premier Ligë në krye të Mançester Sitit.haland guardiola

Joshko Gvardiol i dhuroi avantazhin skuadrës së Guardiolës në ndeshjen jubilare të trajnerit katalanas, përpara se Haland të hynte nga stoli për të vulosur rezultatin dhe siguruar tri pikë të vlefshme në “City Ground”, të cilat i mbajnë “Qytetarët” favoritë për të fituar titullin e katërt radhazi të Premier Ligës. Guardiola ka fituar pesë tituj në shtatë sezone dhe aktualisht po shkon drejt një suksesi të gjashtë në kampionat që nga mbërritja në Mançester. Ai është që tani trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit, por do të kërkojë të thyejë edhe një rekord me titullin e katërt radhazi kampion në Angli, diçka që se ka bërë kurrë më parë asnjë ekip në historinë e Premier Ligës: Haland ishte plot lëvdata për teknikun e tij pas fitores kundër Forestit.

Ai tha: “Ai ka bërë gjëra të mëdha, ai është vërtet i veçantë. Më pëlqen të punoj me të dhe shpresoj se do të punoj edhe për disa vite të tjera. Rëndësi ka që fituam dhe jemi të fokusuar, ne ishim të tillë sot. Ishte një betejë, ne nuk luajtëm lojën më të mirë. Por në fund bëhet fjalë për tri pikët dhe kjo është ajo që kemi marrë”. Sulmuesi foli gjithashtu për rëndësinë e çdo lojtari në skuadër për katër ndeshjet e mbetura të sezonit në ligë dhe foli për kënaqësinë e tij për rikthimin në aksion, pas mungesës në dy ndeshjet e fundit si pasojë e një dëmtimi: “Tani na duhet çdo lojtar, që nga stoli deri te titullarët, të gjithë. Na kanë ngelur edhe 5 finale (përfshirë finalja e Kupës FA kundër Junajtid). Sigurisht, fokusi është te ndeshja e radhës. Ishte bukur të shënoja, në veçanti të fitonim. Nuk ka shumë rëndësi kush shënon. Janë tri ndeshje pa pësuar, edhe kjo është e rëndësishme. Titulli? Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme është të mos mendojmë, veçanërisht në këto momente. Duhet ta marrim ditë pas dite. Sinqerisht, në rast se e mbimendon, atëherë do të çmendesh në kokë. Kështu që qetësohu, shijoje dhe fokusohu te ndeshja e radhës”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"