VIDEO/ Robin Van Persi bën parashikimin nga “Air Albania”: Kam një ndjesi të mirë, fitojmë ne me rezultatin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2022 | 22:10

VIDEO/ Robin Van Persi bën parashikimin nga “Air Albania”: Kam një ndjesi të mirë, fitojmë ne me rezultatin…

Robin Van Persi, rekordmeni i futbollit holandez, mendon se skuadra e Fejnord ka shanse reale që të sigurojë një triumf përballë Romës në finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë. Ish-sulmuesi, i cili mban rekordin e golave të shënuar me fanellën e përfaqësueses së Holandës, 50 të tillë, ka folur sot për mediat holandeze nga “Air Albania” teksa ndiqte stërvitjen e Fejnord.

van persi

“Fejnordi ka një stil unik loje, super dinamik. Unë dua t’u bëj të gjithë atyre që janë në prapaskenë një kompliment të madh” tha Van Persi për “ESPN”. “Janë 16 apo 17 lojtarë që kanë luajtur më shumë në këtë sezon. Që këta lojtarë të luajnë në mënyrë kaq intensive çdo 3-4 ditë për një sezon të tërë, është shumë speciale, në periudhën kur luaja unë nuk ishte kaq ekstreme”, tha Van Persi i cili aktualisht është trajner në akademinë e Fejnord.

Ai ka folur edhe për Zhoze Murinjon dhe atë që pret nga portugezi. “Jam takuar me të disa herë ndër vite. Kam parë disa nga ndeshjet e Romës dhe pres që të kundërsulmojnë, ata kanë lojtarë të mirë përpara. Abraham ka kaluar një sezon shumë të mirë. Murinjo është padyshim një trajner me super eksperiencë dhe të gjithë e njohin stilin e tij të lojës. Por unë jam super i lumtur që Fejnord ka stilin e tij të lojës. Unë kam një ndjesi me të vërtetë të mirë rreth kësaj ndeshje dhe zakonisht nuk gaboj. Pres që Fejnord të fitojë 1-2”, tha Van Persi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"