VIDEO/ Rihapet kampionati, PSG e nis vitin 2023 me disfatë zhgënjyese ndaj rivalëve të… Lens

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 1, 2023 | 22:51

VIDEO/ Rihapet kampionati, PSG e nis vitin 2023 me disfatë zhgënjyese ndaj rivalëve të… Lens

Kryesuesit e PSG-së e nisën vitin 2023, me disfatë 3-1 ndaj rivalëve të Lens, duke rihapur kështu kampionatin francez. Kryeqytetasit vuajtën shumë pa Mesin dhe Nejmarin në fushë, duke bërë që diferenca nga ndjekësit e Lens të shkurtohet në 4 pikë.

lens

Plot 3 gola u shënuan në pjesën e parë, ai që zhbllokoi sfidën ishte Frankovski në minutën e 5-të, duke kaluar vendasit në avantazh, teksa Ekitike, barazoi përkohësisht rezultatin për PSG-në në minutën e 8-të. Por pavarësisht golit të pësuar, Lens nuk hoqi dorë nga kërkimi i fitores, teksa në minutën e 28-të, Openda ngriti shifrat në 2-1. Fragmenti i parë i ndeshjes, u mbyll me këtë rezultat, ndërkohë që në minutën e 48-të, Lens shënoi edhe golin e sigurisë me anë të Klaude Maurice.

Edhe pse me yje si Donaruma, Hakimi, Serxhio Ramos, Markinjoz, Verrati, Mbape në fushë, PSG nuk mundi dot të shmangte këtë humbje në ndeshjen e parë të vitit. Kjo ishte dhe disfata e parë në kampionat për parizienët në 17 javë.

RENDITJA PSG

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"