VIDEO/ Reali i falet dopietës së Hoselu, madrilenët e Ançelotit marrin kryesimin e La Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2024 | 23:03

VIDEO/ Reali i falet dopietës së Hoselu, madrilenët e Ançelotit marrin kryesimin e La Ligës

Reali vijon ecurinë fantastike në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Getafen me rezultatin 0-2 duke marrë kryesimin e La Ligës. Kryeqytetasit e Ançelotit iu falën dopietës së Hoselu, i cili tundi rrjetën në minutat 14 dhe 56, duke i dhuruar 3 pikë të arta madrilenëve.  

0bbaa64c-0f40-42b6-aa5a-6d72b620fc7d

Falë kësaj dopiete 33-vjeçari u ngjit në kuotën e 7 golave në 22 ndeshje, duke justifikuar kështu besimin e Ançelotit.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Ky ishte triumfi i 18-të në 22 ndeshje për Realin, që tashmë kryeson me 2 pikë më shumë se Girona. Ndërkohë Getafe mban vendin e 10-të me 29 pikë. Duelin e radhës Reali do e luajë ndaj Atletikos më datën 4 shkurt. Një derbi që premton spektakël.  

REAL MADRID

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"