VIDEO/ Rasti unikal nga Bundesliga, portieri ndali golin e Bajernit për milimetra vetëm me… një gisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 18:47

VIDEO/ Rasti unikal nga Bundesliga, portieri ndali golin e Bajernit për milimetra vetëm me… një gisht

Një rast të pabesueshëm prodhoi fundjava e futbollit që lamë pas, në ndeshjen më të rëndësishme të Bundesligës, atë mes Boruasia Mynshengladbahut dhe Bajernit të Mynihut.

51571192_401

Në fund Gladbahu i përmbysi bavarezët dhe fitoi 2-1, por ishte portieri Jan Somer, që i mohoi golin e avantazhit Bajernit në minutën e 28-të. Pas një goditje të Kimish, ishte gardiani Somer që e ndali topin në vijën fatale, dhe sfera nuk kaloi për çështje milimetrash.

Pamjet filmike tregojnë se portierit pasi i ka shpëtoi topi nga pritja e parë, më tej e ndali topin vetëm me gishtin tregues të dorës së majtë, duke e mbajtur në lojë ekipin e tij dhe portën të paprekur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"