VIDEO/ Rashiti vjen nga stoli dhe bën heroin, Kukësi mposht me 10 lojtarë Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2023 | 23:55

VIDEO/ Rashiti vjen nga stoli dhe bën heroin, Kukësi mposht me 10 lojtarë Vllazninë

Kukësi ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 1-0 në sfidën hapëse të fazës së dytë.dhgf

Në minutën e 44′ verilindorët ngelën me 10 lojtarë për shkak se Reçi u ndëshkua me karton të kuq. Pjesa e parë u mbyll me barazimin pa gola.

Në fillimin e pjesës së dytë hyri Rashiti në vend të La Torres, i cili do të rezultonte heroi i sfidës. Në minutën e 84′ ai realizoi golin e vetëm duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

Pas kësaj fitore, Kukësi ngjitet në vendin e 4-të me 13 pikë ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e 6-të me 12 pikë.

KUKËSI 1-0 VLLAZNIA

84′ Rashiti

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet dueli në “Kukës Arena”.

90’+4′ Salami lë fushën e lojës, ka minuta për Beshirajn.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

84′ GOOOL KUKËSI 1-0/ Zhbllokohet dueli, Rashiti godet me kokë në portë duke mposhtur Qarrin. (VIDEO)

73′ Duka lë fushën e lojës për Smajlin.

77’ Delaj nuk arrin të kalibrojë si duhet të djathtën, e dërgon topin mbi traversë. (VIDEO)

70′ Alivoda lëshon predhën drejt portës, por topi përfundon jashtë. (VIDEO)

70’ Mala kroson drejt Delajt, ky i fundit nuk arrin të shënjestrojë si duhet dhe topi përfundon jashtë. (VIDEO)

64′ Largohet Rivas, në lojë futet Murati.

55′ Duka ndëshkohet me karton të verdhë pasi shkakton faull ndaj Grudës.

50′ Largohet Beci në lojë futet Belaj.

50′ Smajli ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj një futbollisti të Kukësit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Nis pjesa e dytë. Largohen La Torre dhe Basha, në lojë futen Rashiti dhe Lamçe.

45’+4′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

44′ Reçi ndërhyn ashpër ndaj Çeshmedijev dhe largohet nga fusha me karton të kuq. (VIDEO)

35′ Gruda ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyn ndaj Fejzajt.

27’ Mala gjuan drejt portës, portier Tafas bën një pritje të mirë.

27’ Çeshmedijev shkakton faull ndaj Salamit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

26’ La Torre lëshon predhën nga jashtë zonës, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet kuadratin. (VIDEO)

24′ Juriç ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj një futbollisti të Kukësit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

21′ Ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Malës, Lala ndëshkohet me karton të verdhë.

16’ Mala gjuan drejt portës, topi përfundon mbi traversë. (VIDEO)

13’ Pas një krosimi nga goditja e këndit, La Torre godet me kokë drejt portës, por Qarri bën një pritje fantastike. (VIDEO)

12’ Rivas çon topin në zonë, Krymi arrin të ndërhyjë në momentin e duhur. (VIDEO)

8’ Juriç dërgon një top të lartë në zonë, Duka largon rrezikun duke e dërguar në këndore.

3’ Ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Grudës, Basha ndëshkohet me karton të verdhë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafas, Duka, Lala, Zhongo, Reçi, Basha, Fejzaj, Da Mota, Salami, Rivas, La Torre.

Trajner: Stavri Nica

VLLAZNIA: Qarri, Beci, Juriç, Stojanoviç, Smajli, Alivoda, Krymi, Çeshmedijev, Mala, Gruda, Balaj.

Trajner: Migen Memelli

WhatsApp Image 2023-10-27 at 13.22.21

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"