VIDEO/ Ramadani titullar i padiskutuar, Leçe regjistron barazimin e nëntë në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2024 | 20:00

VIDEO/ Ramadani titullar i padiskutuar, Leçe regjistron barazimin e nëntë në Serinë A

Leçe e Ylber Ramadanit nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Kaljarit, në duelin e vlefshëm për javën e 19-të të Serisë A italianë. Verdhekuqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Gendreit i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 31-të, ndërkohë që miqtë e trajnerit Ranieri, arritën të barazonin me Oristanion në minutën e 68-të, duke dalë nga kjo transfertë me 1 pikë. 

RcDe7aiwOaYHkap

Titullar në këtë duel ishte edhe Ylber Ramadani, i cili është shndërruar në një lider te skuadra e Leçes, duke realizuar një paraqitje të kënaqshme. Ndërkohë për sa i përket mesfushorit tjetër shqiptar, Medon Berisha, ai e ndoqi sfidën nga stoli.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO

Ky ishte barazimi i nëntë në 19 javë për Leçen që është pozicionuar në vendin e 13-të në renditje me 21 pikë.  

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"