VIDEO/ PSG-ja “shkërmoq” Barcelonën në aktin e parë, Mbape bën “ligjin” dhe mposht i vetëm katalanasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2021 | 0:00


VIDEO/ PSG-ja “shkërmoq” Barcelonën në aktin e parë, Mbape bën “ligjin” dhe mposht i vetëm katalanasit

PSG-ja ka triumfuar me shifrat e thella 4-1 ndaj Barcelonës, në “Cam Nou” në ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve, të vlefshme për fazën e 1/8-ve. Parisienët hedhin kështu një hap të sigurt drejt kualifikimit për në fazën tjetër. Padyshim heroi i ndeshjes ishte Kilië Mbape, i cili realizoi tripletë golash.

mbaoe

Katalanasit kaluan të parët në avantazh me Leo Mesin, që ktheu në gol një penallti të fituar nga De Jong në minutën e 26’, por ky avantazh zgjati vetëm 6 minuta, pasi në minutën e 32’, Mbape vendosi baraspeshën.

Ishte përsëri sulmuesi francez, i cili në minutën e 65’ përmbysi rezultatin, duke shënuar pas një topi të mbetur në zonë. Ken realizoi të tretin për skuadrën e Poçetinos në minutën e 70’, teksa për të vulosur gjithçka mendoi përsëri Mbape, i cili shënoi edhe të 4-in për francezët, ndërsa të tretin personal.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Francë më 10 mars, në “Parc de Princes”.

FT| Barcelona-PSG 1-4

Mesi 26’/ Mbape 32′, 65′, 85′, Ken 70′

FORMACIONET ZYRTARE:

Barcelona: Ter Shtegen, Dest, Pike, Lengle, Xhordi Alba, Buskets, De Jong, Pedri, Grizman, Dembele, Mesi. Trajner: R. Kuman

PSG: Navas, Florenci, Markinjos, Kimpembe, Kurzaua, Paredes, Gueje, Ken, Verrati, Mbape, Ikardi. Trajner: M. Poçetino

111

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/