VIDEO / PSG është i pagabueshëm, Mbape vazhdon startin perfekt edhe në “ditën e Mesit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2021 | 22:41

VIDEO / PSG është i pagabueshëm, Mbape vazhdon startin perfekt edhe në “ditën e Mesit”

PSG ka vazhduar startin perfekt të këtij sezoni, duke marrë fitoren e katërt në po aq ndeshje të luajtura në Ligën 1, si për të treguar se në këtë edicion, kundërshtarët duhet të bëjnë ndonjë mrekulli për të ndalur ekipin e Poçetinos në rrugën drejt titullit.

mesi mbape

Përballë Reims, në atë që u quajt ”dita e Mesit” për shkak të debutimit të lojtarit argjentinas me parisienët, ishte Kilian Mbape ai që bëri diferencën. Sulmuesi francez realizoi golin e parë në minutën e 16 të sfidës, duke bërë të qartë se zërat për transferimin te Real Madrid nuk i kishin hequr përqendrimin nga fusha e lojës. Të njëjtën gjë e bëri edhe në minutën e 63-të, duke i dhënë mundësinë ekipit të tij që të merrte tri pikët në këtë duel, edhe pse skuadra vendase rrezikoi disa herë portën e Navas.

Në minutat e fundit, PSG iu afrua edhe golit të tretë, por nuk arrit të çonte topin në rrjetë, ndonëse në fushë kishte minuta edhe për Mesin i cili bëri debutimin e tij me parisienët.

Reims-PSG 0-2
16′, 64′ Mbape

Reims: Rajkoviç, Faes, Abdelhamid, Gravijon, Mbuku, Munetsi, Kebal, Kasama, Lopi, Ture, Foket.

PSG: Navas, Diallo, Markinjos, Kehrer, Hakimi, Gueje, Vajnaldum, Verrati, Di Maria, Nejmar, Mbape.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"