VIDEO/ Pretendimi i Tiranës për anulimin e golit të Shkurtajt, ja pse vlonjati nuk ishte jashtë loje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 19:30

VIDEO/ Pretendimi i Tiranës për anulimin e golit të Shkurtajt, ja pse vlonjati nuk ishte jashtë loje

Protesta të shumta pati nga ana e lojtarëve të Tiranës, tek goli i parë i Kukësit, që u shënua në minutën e 65-të, me penallti nga ana e Vasil Shkurtajt.

shkurtaj

Vlonjati zgjodhi që të realizonte penalltinë me një “panenka”, por në momentin e parë topi u përplas në traversë, dhe u ul në tokë, për t’u kthyer sërish tek Shkurtaj, që për siguri e goditi me kokë dhe e çoi sërish drejt portës.

goli i shkurtajt

Protestat e lojtarëve të Tiranës qëndronin në faktin se nëse lojtari prek topin pas ekzekutimit të penalltisë, në momentet që topi rikthehet tek ai direkt prej shtyllës apo traversës, ai quhet në pozicion jashtë loje, dhe prekja e topit për herë të dytë bën që të akordohet “offside”.

Goli i Shkurtaj on Vidnews.

Por, nga ana e arbitrit anësor që qëndronte pranë portës, u akordua gol teksa pas përplasjes në traversë, topi ishte përplasur brenda vijës fatale, duke bërë që goli të qëndronte që në goditjen e parë të Shkurtajt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"