VIDEO/ Predhë nga jashtë zone dhe topi ndalet në trekëndësh, Armando Dobra shënon supergol në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2020 | 23:47

VIDEO/ Predhë nga jashtë zone dhe topi ndalet në trekëndësh, Armando Dobra shënon supergol në Angli

Talenti shqiptar, Armando Dobra vazhdon ët shkëlqejë në Angli, aty ku luan për skuadrën e Ispuiç. Ndonëse është vetëm 19 vjeç, sulmuesi shqiptar grumbullohet me skuadrën e 23-vjeçarëve të Ispuiç.

dobra

Pikërisht ditën e djeshme, Dobra shënoi një supergol për këtë skuadër, duke i mahnitur të gjithë. Pasi lëviz bukur dhe shmang kundërshtarët, Dobra lëshon një gjuajtje të bukur nga jashtë zone dhe topi ndalet në fundin e rrjetës, duke mos i lënë asnjë mundësi për të reaguar portierit kundërshtar.

Një supergol ky i shënuar nga Dobra, i cili është mësuar të shënojë të tillë dhe vazhdon të dhurojë spektakël në Angli Megjithatë goli i Dobrës i vlejti Ispiuçit vetëm për statistikë, pasi u mposhtën 3-1 nga moshatarët e Shefilld Junajtid.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"