VIDEO/ Predhë nga 48 metra, UEFA zgjedh golin më të bukur të Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2021 | 18:07

VIDEO/ Predhë nga 48 metra, UEFA zgjedh golin më të bukur të Europianit

Goli i Patrik Shik është zgjedhur si goli më i bukur i Kampionatit Europian nga UEFA.

bandicam 2021-07-14 18-00-42-045

Sulmuesi çek realizoi një super gol në sfidën kundër Skocisë në fazën e grupeve në Europian duke shfrytëzuar më së miri një dalje të gabuar të portierit skocez për të lëshuar një predhë nga 48 metra.

Shik mposhti konkurrencën e Pogba, Modriç, Insinjes e Ronaldos duke mos dalë pa trofe nga Europiani. 25 vjeçari ishte në listën e golashënuesve së bashku me Kristiano Ronaldo, por ky i fundit fitoi trofeun individual vetëm falë asisteve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"