VIDEO/ Precedenti në Angli, ja si ekipet bien dakord të falin golin si në Kukësi-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 23:58

VIDEO/ Precedenti në Angli, ja si ekipet bien dakord të falin golin si në Kukësi-Partizani

Kukësi-Partizani njësoj si në ndeshjen e Championshipit, Lids-Aston Vila e sezonit 2018/2019 e përfunduar në shifrat 1-1. Gjatë sezonit të shkuar Lisdi shënoi një gol duke mos respektuar rregullat e “Fair-Play”-t ku lojtari i Aston Vilës ndodhet në tokë pas një kontakti me lojtarin kundërshtar dhe skuadra e Bielsës realizoi gol, por pas pak minutash Lidsi i lë gol vetë skuadrës mike duke rënë dakord pas mungesës së “Fair-Play”-t.

lids

“Deja Vu” ndodhi edhe në takimin e sotëm në stadiumin “Elbasan Arena” në sfidën midis Kukësit dhe Partizanit e përfunduar me shifrat 1-2 për të kuqtë. Pas golit të Valentino Muratajt e cila ishte konsideruar si me mungesë “Fair-Play” pas dëmtimit të Taipit brenda zonës, mesfushori i Partizanit realizoi gol dhe pas 2 minutash skuadra nga kryeqyteti i falin golin Kukësit duke i hapur portën Vesel Limajt.


Momenti i rralle ne Elbasan Arena on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"