VIDEO/ Pothuajse i larguar nga Bajerni, shikoni gjestin e Levandovskit pasi zëvendësohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2018 | 22:58

VIDEO/ Pothuajse i larguar nga Bajerni, shikoni gjestin e Levandovskit pasi zëvendësohet

Bajerni i Mynihut mori një tjetër fitore sot, 1-3 ndaj Këlnit, në javën e 33-të të Bundesligës gjermane, edhe pse e ka fituar kampionatin. Por, një rast interesant vjen nga Levandovski, aq shumë i përfolur për një largim nga bavarezët në fund të këtij sezoni.

leva

Në momentin e zëvendësimit nga fusha, në minutën e 77-të, me Tolison, ai duket shumë i inatosur, dhe kalon para trajnerit Jup Hejnkes, por nuk e përshëndet fare. Një gjest jo i hijshëm nga ana e polakut, që duket se po shkon drejt një divorci të pashmangshëm me kampionët e Gjermanisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"