VIDEO/ Portieri kundërshtar bën bllokadë, Ballkani mposhtet minimalisht nga Slavia e Olainkës dhe shuan ëndrrën për kualifikim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2022 | 0:28

VIDEO/ Portieri kundërshtar bën bllokadë, Ballkani mposhtet minimalisht nga Slavia e Olainkës dhe shuan ëndrrën për kualifikim

Ballkani i Ilir Dajës, u mposht minimalisht 0-1, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, nga Slavia e Pragës, në sfidën e pestë të vlefshme për grupet e Ligës së Konferencës.

bandicam 2022-10-27 22-50-56-014

Një gol i shënuar nga Lingr, në minutën e 75-të, ishte ai që vulosi këtë përballjë. Ndërkohë që kampionat e Kosovës, kishin 2 raste të arta, në minutën e 91-të për ta barazuar takimin, por portieri mik bëri mrekullinë. Edhe në fundin e pjesës së parë, ekipi nga Kosova, realizoi një kundërsulm mjaft të mirë, por nuk arriti ta shndërronte në gol. Në fund ishin miqtë ata që festuan marrjen e 3 pikëve, teksa Ballkani, mbetet në vendin e fundit në grup.

renditja

Gjithsesi, edhe në këtë ndeshje duhet vlerësuar shpirti garës i shfaqur nga të besuarit e Ilir Dajës, të cilët meritojnë përgëzime për lojën e zhvilluar.

FT BALLKANI-SLAVIA PRAGË 0-1

Lingr 75′

KOMENTI LIVE

Përfundon takimi! 

90+1′ Portieri i Slavias bën mrekullinë, duke i mohuar 2 herë golin Ballkanit, me pritjet spektakolare. Fillimisht ishte Berisha dhe më pas kapiteni Kuç, por  në të dyja rastet gardiani i skuadrës çeke i ka thënë “jo” golit!

90′ Akordohen 9 minuta shtesë.

84′ Albin Berisha është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

80′ Pas golit të miqve, rritmi i lojës ka rënë ndjeshëm!

75′ GOL SLAVIA E PRAGËS/ Zhbllokohet sfida! Miqtë kalojnë në avantazh me Lingr, që nuk fali me një planzhon, shumë pranë vijës fatale. 

75′ Zëvendësim i tretë te Ballkani, largohet nga fusha Emerllahu, në lojë Sinani.

72′ Shpëton për mrekulli porta e Ballkanit. Pas një harkimi nga këndi, topi devijohet me kokë nga Jurasek, kalon gjithë pasqyrën e portës, por nuk devijohet nga askush.

70′ Usor provon me një gjuajtje nga distanca, tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

66′ Zëvendësim te Ballkani, largohet Zyba, në fushën e lojës Bekteshi.

64′ Emerllahu ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar pranë hyrjes së zonës.

61′ Zëvendësim i detyruar te Ballkani, largohet fusha Krasniqi i dëmtuar, vendin e tij e merr Albin Berisha.

58′ Ermal Krasniqi rrëzohet brenda zonës dhe kërkon penallti, por gjyqtari nuk është i këtij mendimi. Ylli i Ballkanit lë fushën i dëmtuar, ndërkohë që Daja ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

55′ Jurasek provon të surprizojë Frashërin, me një gjuajtje potente nga afro 30 metra, por kontrollon gjithçka pa probleme gardiani korçar.

53′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe kapiteni i Ballkanit, Kuç, për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

50′ Ballkani provon të rrezikojë nga e majta, pas topit të rrëmbyer nga Korenica, por harkimi i tij, shkon drejt e në duart e portierit.

46′ Starton pjesa e dytë! Pas një harkimi nga e majta, Olainka provon me kokë, por nuk gjen koordinatat e duhura. Tentativa e ish-sulmuesit të Skënderbeut përfundon jashtë kuadratit.

Mbyllet pjesa e parë! 

45+2′ Ballkani “flirton” me golin e avantazhit! Pas një kundërsulmi të frikshëm, Krasniqi futet brenda zonës, provon me një gjuajtje, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Të pafat kampionët e Kosovës.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

41′ Mesfushori Tiehi është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë radhët e miqve të Slavias.

35′ Kërcënim i rrezikshëm i çekëve, me numrin 5 Tiehi, që provon nga distanca, por pozicional portieri Frashëri që ndal gjuajtjen e mesfushorit të Slavias.

29′ Ndëshkohet edhe Korenica me karton të verdhë. Futbollisti i dytë në radhët e Ballkanit.

27′ Tjetër rast i artë për Slavian e Pragës me anë të nigerianit Sor, por gjuajtja e tij, për fat të mirë shkoi ngjitur me shtyllën.

23′ Ballkani tregohet i kujdesshëm në repartin ofensiv duke mos lejuar shumë hapësira, për kundërshtarët.

19’ Potoku është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë në këtë ndeshje.

17’ Olajinka ka mundësinë e artë për të kaluar në avantazh Slavian e Pragës. Por sulmuesi nigerian dërgon topin mbi traversë, edhe pse pak hapa larg portës.

16’ Një tjetër pasim në qendër për Olajinkën, largohet mirë nga Thaqi i cili spastron zonën.

10’ Harkim nga e djathta në zonën e Ballkanit, Frashëri del dhe kontrollon sferën.

7’ Olajinka mundohet të nisë një kundërsulm të shpejtë, Emërllahu e ndal në mënyrë të parregullt duke mos e lejuar t’i afrohet zonës.

3’ Menjëherë rrezikshëm Ballkani me një gjuajtje të Rrahmanit që grushtohet nga portieri i çekëve. Më pas është Krasniqi i cili rrëzohet në zonë por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

1’ Nis dueli në Prishtinë.

FORMACIONET ZYRTARE

ballkani slavia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"