VIDEO/ Portieri bën mrekullinë, gol Realit në frymën e fundit dhe siguron… kualifikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 19:52

VIDEO/ Portieri bën mrekullinë, gol Realit në frymën e fundit dhe siguron… kualifikimin

Që portierët të shënojnë gola nuk është më e panjohur. Por, jo çdo gardian mund të arrijë të kualifikojë ekipin e tij në frymën e fundit.

briz-830x553

Këtë gjë e arriti portieri i 19-vjeçarëve të Klub Bryzhit në ndeshjen vendimtare me bashkëmoshatarët e Real Madridit.

17-vjeçari Sene Lamens kërcen mbi të gjithë lojtarët e grumbulluar në zonë gjatë aksionit të fundit të takimit dhe mposht kolegun madrilen me kokë duke dërguar topin në rrjetë.

Me barazimin 2-2, të rinjtë belgë arrijnë të kualifikohen në raundin tjetër të Ligës së Kampioneve për të rinjtë. Pas shënimit të golit, e gjithë pankina ka pushtuar fushën duke festuar rezultatin e pabesueshëm.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"