VIDEO/ Plas grushti në fushë pas Bylis-Erzeni. Sherri masiv mes dy skuadrave, ndërhyn policia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2023 | 23:23

VIDEO/ Plas grushti në fushë pas Bylis-Erzeni. Sherri masiv mes dy skuadrave, ndërhyn policia

Ndeshja mes Bylisit dhe Erzenit në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit është mbyllur me momente shumë të tensionura. Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, në fushën e lojës ka shpërthyer një sherr masiv me lojtarëve.

sdfsdfsdfsdf

Në një zënkë ku u përfshinë pak a shumë të gjithë, protagonistë u bënë edhe stafet e skuadrave apo edhe persona të cilët zbritën nga tribuna, duke krijuar momente kaosi që zgjati disa minuta.

Fillimisht ndërhyrja e policisë solli ndalimin e personave civil që iu bashkuan sherrit, ndërsa më pas pak nga pak u vendos qetësia dhe skuadrat vazhduan drejt dhomave të zhveshjeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"