VIDEO/ Përmbysje për “infarkt” e PSG-së, Atalanta e Gjimshitit eliminohet nga Champions-i në mënyrë dramatike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2020 | 23:59

VIDEO/ Përmbysje për “infarkt” e PSG-së, Atalanta e Gjimshitit eliminohet nga Champions-i në mënyrë dramatike

Eliminim dramatik për Atalantën e Berat Gjimshitit. Skuadra italiane ka pësuar 2 gola në minutat e fundit duke u eliminuar nga çerefinalet e Ligësë së Kampionëve, në mënyrën më të hidhur të mundshme.

bandicam 2020-08-12 22-53-29-193

Bergamaskët kaluan të parët në avantazh me anë të Pasaliç në minutën e 27-të. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1-0 të zikaltërve. Në pjesën e dytë, të dy skuadrat kryen zëvendësime të shumta, teksa në minutën e 60-të nga fusha u largua edhe Berat Gjimshiti, pas një dëmtimi.

Kur u mëndua se italianët do të shkruanin historinë duke kaluar në gjysmëfinale, francezët e PSG-së, realizuar përmbysjen e madhe, duke shënuar 2 gola në minutat e fundit të lojës. Fillimisht Markuinjos barazoi shifrat në të 90-tën, ndërkohë që Çupo-Moting, përmbysi gjithçka në të minutën 90+3’.

FT: ATALANTA – PSG 1-2

Pasaliç 27′  / Markuinjos 90′ , Çupo Moting 90+3′ 

FORMACIONET ZYRTARE: 

ATALANTA: Sportielo; Toloi, Kaldara, Gjimshiti; Hateboer, De Ron, Frojler, Gosens; Pasaliç, A. Gomez; D. Zapata. Trajner: Xhan Piero Gasperini

PSG: K. Navas; Kehrer, Markinjos, Tiago Silva, Kimpembe;  Ander Herrera, Bernat, Gueje, Sarabia; Nejmar, Ikardi. Trajner: Tomas Tuhe

formacionet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"