VIDEO/ Perla e Barelës shpëton Interin, zikaltrit përmbysin me vuajtje Veronën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 19:53

VIDEO/ Perla e Barelës shpëton Interin, zikaltrit përmbysin me vuajtje Veronën

Interi arriti të fitonte sfidën e javës së 12-të, 2-1 në shtëpi ndaj Veronës, por me sa shumë vuajtje.

inter barela

Gjithçka nisi në malore për zikaltrit, teksa që në minutën e 19-të, miqtë shënuan me Verre nga pika e bardhë e penalltisë, pas faullit të shkaktuar brenda zone nga portieri Handanoviç.

Minutat e fraksionit të parë kalonin, por sulmi nuk po tundte dot rrjetën. Në pjesën e dytë, duhej një gol me kokë i Vesinos në minutën e 65-të, që të ndizte shpresat e ekipit të Kontes për një përmbysje.

Interi vijoi të sulmonte dhe të kërkonte golin e dytë, dhe këtë e realizoi Nikolo Barela, mesfushori që tregoi një perlë nga repertori i tij. Në minutën e 83-të, ai çoi peshë “San Siro”-n, duke goditur saktë me të djathtën nga jashtë zone, e duke i siguruar Interit fitoren.

Me këtë triumf, Interi merr për momentin vendin e parë, me 31 pikë, 2 më shumë se Juventusi që luan nesër në shtëpi ndaj Milanit.

 

 

FT | Inter-Verona 2-1

GOL:  Vesino 65′, Barela 83′ / Verre pen. 19′

 

FORMACIONET

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"