VIDEO/ Përballje emocionuese në “Elbasan Arena”, Besëlidhja mposht Pogradecin falë një gafe në frymën e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2020 | 22:05

VIDEO/ Përballje emocionuese në “Elbasan Arena”, Besëlidhja mposht Pogradecin falë një gafe në frymën e fundit

Besëlidhja ia ka dalë të fitojë ndaj Pogradecit, në ndeshjen e “play-off” teksa do të përballet me Vllazninë, ku do të synojë edhe Superioren me pas.bandicam 2020-07-29 19-17-48-030

Në “Elbasan Arena” u zhvillua një ndeshje me të vërtetë spektakolare, e cila i kishte të gjitha brenda. Rustemaj kaloi Besëlidhjen në avantazh në minutën e 13’, pas dominimit të lezhjanëve në minutat e para. Në minutën e 44’ Alillari shënoi për Pogradecin dhe vendosi baraspeshën.

Pjesa e dytë nisi shumë mirë për liqenorët që gjetën golin në minutën e 49’ me anë të Topllarit. Pas kësaj Besëlidhja u hodh në sulm, teksa gjetën golin në minutën e 67’ me Moqin. Atëherë kur të gjithë po mendonin për minutat shtesë, erdhi edhe goli që vendosi sfidën.bandicam 2020-07-29 19-53-09-173

Në minutën e 93’, pas një gabimi të Hidrit në kthimin e topit dhe daljes së Berberit, përfitoi Çokiç i cili ia doli të shënojë. Tani Besëlidhja do të tentojë të mposhtë Vllazninë më 5 gusht në “Loro Boriçi”, për të bërë të mundur kalimin në Superiore.

FT| Besëlidhja-Pogradeci 3-2

Rustemaj 13′ Moqi 67′, Çokiç 93′ / Alillari 44′, Topllari 49′



Momentet e tensionit mes lojtarëve

Formacionet zyrtare:

Besëlidhja: Vukasinoviç, Bushi, Pergjoni, Fetaj, Rustemaj, Moqi, Xhorxheviç, Dibra, Hoxha, Hepaj, Çokiç. Trajner: E. Plori.

 

bandicam 2020-07-29 17-59-36-673

Pogradeci: Berberi, Hidri, Dervishaj, Pere, Kevi Berberi, Dragoj, Jahaj, Shkulaku, Kasa, Topllari, Alillari. Trajner: A. Abazaj.

bandicam 2020-07-29 18-00-25-375

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"