VIDEO/ “Për atë shifër do vrisja një familjar”, deklarata e legjendës së NBA bën xhiron e rrjetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2022 | 19:46

VIDEO/ “Për atë shifër do vrisja një familjar”, deklarata e legjendës së NBA bën xhiron e rrjetit

Çarls Barklei është një nga legjendat e basketbollit dhe për shumë vite ka qenë një nga yjet më të shndritshëm të NBA. Por përtej talentit para koshit, Barklei njihet edhe për faktin se i thotë gjërat ashtu si i mendon dhe deklaratat e tij të fundit në një emision televiziv po bëjnë xhiron e rrjetit.

barklei

Barklei u ngacmua rreth ndarjes së yjeve të golfit mes milionave që i ofron turneu i organizuara nga Arabia Saudite, LIV Golf, dhe tradicionalja PGA Tour. Barklei me shumë humor ka bërë të qartë se paratë që po fitonin aktualisht yjet e golfit, ishte e vështirë të refuzoheshin.

“Unë nuk i gjykoj të tjetër. Më dëgjoni, nëse dikush më jep 200 milionë dollarë, unë do të vrisja një familjar”, tha Barklei mes të qeshurave në studio. “E kam seriozisht. Po thonë që Fil Mikelson mori 200 milionë dollarë, Dastin Xhonson mori 150 milionë dollarë. Për 150 milionë dollarë, unë do të vrisja një familjar, edhe një që më pëlqen”, deklaroi ish-basketbollisti amerikan, me fjalët e tij që ashtu siç pritej kanë bërë xhiron e rrjetit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"