VIDEO/ Penalltia e kurbinasve duhej përsëritur, arbitri fal dy kartonë të kuq. Shikoni moviolën në Laçi-Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2021 | 14:51

VIDEO/ Penalltia e kurbinasve duhej përsëritur, arbitri fal dy kartonë të kuq. Shikoni moviolën në Laçi-Kukësi

Ndeshja e djeshme, e arbitruar nga Cjapi, pati momente për moviolë.

P

5’ Lulaj shkel topin dhe përfiton Mazrekaj që niset shpejt për t’u futur në zonë. Rrotullohet, mbrojtësi i Kukësit i shkakton penallti. Pamjet tregojnë mbajtje nga pas si dhe goditje në këmbë ndaj Mazrekajt. Penallti e saktë nga Cjapi, por duhej përsëritur sepse pa u goditur topi lojtarët e të dyja skuadrave hynë në zonë.

Gabimi i Lulajt on Vidnews.

62’ Provon Eze me një gjuajtje të fortë, por topi përplaset te Ignjatoviç i cili mbledh duart para gjoksit ngjitur në trup. Miqtë pretendojnë penallti.

Gjuajtja e Eze, e pritur nga Ignjatoviç on Vidnews.

85’ Prengaj, i sapofutur, bën një ndërhyrje të ashpër ndaj Limajt me takë me intensitet në kavilje. Kryesori e fal dhe i nxjerr vetëm të verdhë ndërsa ishte në limitet e të kuqit. Gjest antisportiv nga Limaj i cili godet me kokë Prengën, si kundërpërgjigje. Sërish karton i verdhë nga Cjapi, por duhej i kuq edhe për lojtarin e Kukësit.

Nderhyrja e Prenges ndaj Limajt on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"