VIDEO/ Penallti e humbur në minutën e fundit, Lushnja ndalet nga Harizaj në derbin përballë Apolonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2024 | 23:23

VIDEO/ Penallti e humbur në minutën e fundit, Lushnja ndalet nga Harizaj në derbin përballë Apolonisë

Lushnja dhe Apolonia kanë ndarë pikët në sfidën e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë së Parë, me rezultatin 1-1.

bandicam 2024-03-09 15-52-26-084

Sfida nisi me ritëm të ulët, teksa goli i parë erdhi në minutën e 55’ me Trifonin për fierakët, teksa skuadra e Gugash Maganit riktheu baraspeshën falë një autogoli të Ndubuisit në minutën e 72’.

Shansi më i artë për lushnjarët ishte në minutën e fundit të takimit, por Harizaj ndali penalltinë e goditur nga francezi Leru.

Kështu Apolonia vazhdon të jetë në vendin e pestë me 35 pikë, ndërsa Lushnja bie në vendin shtatë me 27 pikë, duke u rikthyer në garën për të shpëtuar nga “play out”.

REZULTATI:

LUSHNJA 1-1 APOLONIA

Ndubuisi (A.G) 72′ / Trifoni 55′

-Penalltuia e humbur nga Leru (VIDEO)

-Autogoli i Ndubuisi (VIDEO)

-Goli i Trifonit (VIDEO)

-Rasti i Ruços (VIDEO)

-Rasti i Dragojt (VIDEO)

-Rasti i Kananajt (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE:

LUSHNJA: Haremi, Kasmollari, Ruço, Preknicaj, Camko, Tabaku, Kananaj, Leru, Olola, Dragoj, Xherrison.

Trajner: Gugash Magani

APOLONIA: Harizaj, Topi, Asllanaj, Jasin, Shanaj, Trifoni, Hebeja, Bejzade, Ndubuisi, Maksuti, Umejiego.

Trajner: Artan Mërgjyshi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"