VIDEO/ Partizani shkëlqen me 10 lojtarë! E nis ndeshjen me të kuq dhe mund pa probleme Erzenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2023 | 0:25

VIDEO/ Partizani shkëlqen me 10 lojtarë! E nis ndeshjen me të kuq dhe mund pa probleme Erzenin

Partizani i është bashkuar Tiranës në kreun e renditjes së Superiores, pasi ka mundur me rezultatin e pastër 3-0 Erzenin. Një fitore e qartë e të kuqve në një ndeshje që e ka luajtur që nga fillimi me një futbollist më pak.

bandicam 2023-02-18 20-29-42-116

Maget u ndëshkua me karton të kuq që në minutat e parë të sfidës, pas një faulli në mesfushë. Por edhe pse me 10 futbollistë, të kuqtë nuk i lejuan hapësira Erzenit. Përkundrazi, dukej sikur ishin ata në epërsi numerike duke shtyrë shijakasit në gjysmëfushën e tyre, me miqtë që rrallëherë u shfaqën në zonë apo tentuan portën e Rexhepit.

Megjithatë, goli do të vinte vetëm me një goditje dënimi perfekte të Rrapajt në fundin e pjesës së parë, teksa në fillimin e të dytës ishte Da Silva ai i cili dyfishoi shifrat, duke bërë më të thjeshtë takimin për ekipin kryeqytetas. Goli i Hotit pak minuta pasi kishte hyrë në fushën e lojës vulosi gjithçka dhe i dha tre pikë të arta Partizanit që duket se ka lënë pas krahëve krizën e rezultateve.

PARTIZANI-ERZENI 3-0
45’+1′ Rrapaj, 46′ Da Silva, 71′ Hoti

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të Partizanit.

90’+2’ Gjuajtje e fortë e  Altiti nga e djathta, sfera përfundon jashtë katërkëndorit të Rexhepit.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

88’ Qarkullim i topit nga Erzeni, por duket i dorëzuar prej disa minutash, duke mos rrezikuar në zonën kundërshtare.

85’ Edhe Kriviçiç ndëshkohet me karton të verdhë, pas një tërheqje fanelle ndaj Muratajt.

78’ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Kiqina për një faull ndaj Matondo.

76’ Karton i verdhë për Hadrojn, pas një përplasje me Kadriun.

74’ Kahrimanoviç i lë vendin në fushë Alitit në minuta e fundit.

71′ GOOOL PARTIZANI! Insistim i gjatë i të kuqve në zonën kundërshtare duke detyruar shijakasit të humbin topin. Në fund sfera shkon te Hoti i cili i vetëm nuk e ka të vështirë ta çojë në rrjetë.

69’ Dalje jo e studiuar mirë e Rexhepit pas një goditje këndi, topi i shpëton por për fatin e tij të mirë përfundon në fundore pa u devijuar nga lojtarë shijakas.

67’ Rrapaj, Mba dhe Zuna lënë fushën e lojës teksa në vendin e tyre aktivizohen Hoti, Mensah dhe Preka.

65’ Leao dhe Kiqina hyjnë në fushën e lojës për Erzenin, teksa largohen Krasniqi dhe Kapllani.

61’ Erzeni merr kontrollin e lojës përsëri me qarkullim të gjatë të topit, por pa rrezikuar katërkëndorin e Rexhepit.

57’ Hadroj bën gjithçka mirë në krahun e majtë teksa ia del të hyjë në zonën kundërshtare, por pastaj del me topin jashtë vijës fundore.

51’ Pas një goditje dënimi nga e majta, Krasniqi gjuan me kokë, por Rexhepi devijon mjeshtërisht jashtë.

50’ Da Silva i lë vendin në fushë Muratajt te Partizani që freskon mesfushën.

46′ GOOOL PARTIZANI! Pas një aksioni të shpejtë në krahun e djathtë, Mba pason për Da Silva i cili gjuan dhe mposht Xhikën nga një distancë e afërt.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim të dyfishtë te Erzeni pasi Asani dhe Alan i lënë vendin në fushë Ademit dhe Kovaçit.

45’+2’ Mbyllet me avantazhin 1-0 për Partizanin pjesa e parë e ndeshjes.

45’+1′ GOOOL PARTIZANI! Shënon Rrapaj pas një goditje dënimi spektakolare.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Asani shkakton faull ndaj Zunës me një fluturim me këmbën lart. Alla jep karton të verdhë, ndërsa vendasit kërkojnë të kuq. Por ai mjaftohet me vendimin në fushë, pa shkuar të shohë edhe një herë aksionin me VAR.

39’ Rasti i artë i Partizanit për të shënuar. Rrapaj nga e djathta harkon në zonë ku Mba godet me kokë, por duke mos gjetur portën e Xhikës.

38’ Një ndërhyrje e Menish ndal një pasim të shpejtë për Asanin i cili po futej në zonë në krahun e majtë.

31’ Kahrimanoviç pason te Nonato në zonë dhe ky i fundit rrëzohet në një duel trup më trup me Telushin, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

32’ Alan nga e djathta harkon topin në zonë për Nonato i cili gjuan, por shumë lehtësisht, pa shqetësuar shumë Rexhepin i cili kontrollon sferën.

30’ Matondo nis një top në thellësi për Zunën i cili nga e djathta nuk gjen kontaktin me topin për të gjuajtur në portë apo pasuar në qendër për shokët e skuadrës.

24’ Kahrimanoviç ia del të hyjë në zonë nga e majta, por pasimi i tij në qendër nga fundorja, largohet nga mbrojtësit e Partizanit të cilët deri tani nuk i kanë lejuar asgjë shijakasve në sulm.

20’ Harkim në zonë në një goditje dënimi të Da Silva nga e djathta, Xhika grushton topin e më pas Menish shkakton faull ndaj tij.

18’ Hadroj dhe Matondo mundohen që të nisin harkime në zonë nga e djathta duke ëvnë në vështirësi mbrojtjen e shijakasve.

15’ Mba i vetëm në zonë në të djathtën, ia del që të fitojë një goditje këndi duke përplasur topin te mbrojtësit.

11’ Partizani mundohet të qarkullojë topin në këto minuta, për të gjetur hapësira që të rrezikojë. Por Erzeni fiton shumë shpejt sferën pa i lejuat të kuqtë të afrohen në zonë.

9’ Sakrifikohet menjëherë Selmani, duke i lënë vendin në fushë Zunës. Trajneri i Partizanit detyrohet që të lëvizë në rreshtim për të siguruar që nuk do të humbasë mesfushën ndaj shijakasve.

7’ Alan ndëshkohet për një faull në mesfushë, duke marrë menjëherë të verdhin e parë për shijakasit.

5’ Kolela, pas protestave ndaj gjyqtarit për vendimin, riorienton skuadrën, duke i kërkuar që të bëjë presing dhe të mos tërhiqet.

alla var

3’ I kuq për Maget. Pas një faulli në mesfushë, ai godet me takë Kadriun dhe Alla jep faull. Më pas gjyqtari ftohet nga VAR dhe pasi sheh pamjet, ndëshkon me karton të kuq lojtarin e Partizanit.

1’ Nis ndeshja me shkelmimin nga qendra të Erzenit

NGJARJET KRYESORE. 

FORMACIONET ZYRTARE

Partizani: Rexhepi; Hadroj, Telushi, Menish, Atanaskovski; Matondo, Maget, Rrapaj; Da Silva; Mba, Selmani
Trajner: Xh. Kolela

Erzeni: Xhika; Enk, Krasniqi, Peposhi; Kadriu, Alan, Kriviçiç, Kahrimanoviç, Asani; Kapllani, Nonato.
Trajner: Xh. Kapllani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"