VIDEO/ Partizani mund Kukësin në “Qemal Stafa”, i falet golit të Sukajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2016 | 19:05

VIDEO/ Partizani mund Kukësin në “Qemal Stafa”, i falet golit të Sukajt

UPDATE/ Partizani fitoi 1-0 ndaj Kukësit në ndeshjen e vlefshme për Javën e 22 të Superligës. Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga Xhevair Sukaj në minutën e 50′ të pjesës së dytë. Me këtë rezultat, djemtë e Agostinelit ndodhen në vendin e dytë në klasifikim me 48 pikë.

Untitled-5

Pjesa e dytë

Ndryshe nga 45′ minutat e para, pjesa e dytë nisi me një lojë më kërkuese në sulm për Partizanin. Ekipi gjeti golin në minutën e 50′ me anë të Sukajt. Ky i fundit shënoi me kokë pas një krosimi në zonë. Pas kalimit në avantazh, vendasit u tërhoqën disi duke ruajtur rezultatin dhe duke shfrytëzuar kundërsulmet.

Untitled-2

Pjesa e parë

Partizani dhe Kukësi e mbyllën në barazim pa gola pjesën e parë. Të dyja skuadrat zhvilluan një lojë të kujdesshme në “Qemal Stafa”.

Në 45′ e para nuk munguan rastet para portave, por asnjëri prej ekipeve nuk arriti të konkretizojë. Loja u përqendrua në mesfushë me pasimet të shumta, por edhe me gabime në dhënien e topit.

Minutat:

90+3 mbyllet takimi.

90+2′ Batha përfiton në mesfushë, niset në kundërsulm por kapet në pozicion jashtë loje.

90′ Gjyqtari jep tre minuta shtesë. Skuadra e Kukësit rrit presionin në zonën e Partizanit. Shameti shkakton faul në zonën, ndëshkohet me kartonin e kuq. Kukësi me 10 lojtarë.

88′ Arbitri thërret lojtarët për qetësi në zonën e Partizanit. Mici ekzekuton goditjen e dënimit, grushton në kuadrat Hoxha. Goditje këndi për Kukësin.

89′ Niset Vila, triblon dhe pason për Sukajn, goditja e tij përfundon jashtë kuadradit.

86′ Lika pengohet pranë zonës së rreptësisë për Kukësin. Goditje dënimi e shkaktuar nga Kalari fare pranë zonës së rreptësisë.

80′ Karton i verdhë për Shametin. Goditje dënimi për Partizanin. Largohet Torasa, në vend të tij futet Ibrahimi.

78′ Krosim në zonën e Partizanit, lojtarët e Kukësit nuk arrijnë ta shfrytëzojnë rastin. Lojtarët vendas nisen në kundërsulm.

72′ Tjetër aksion i vendasve. Krasniqi futet në zonë për Partizanin, por e tepron me mbajtjen e topit.

71′ Zëvendësim te Partizani. Largohet Raçiç, në vend të tij futet Bardhi.

68′ Kariota godet portën e Partizanit, topi i tij përfundon jashtë kuadratit. Nisin topin vendasti. Kukësi përgatitet për zëvendësimin e dytë.

67′ Torasa rrëmben një top në mesfushë, nisen në sulm lojtarët e Partizanti, por anësori sinjalizon pozicion jashtë loje.

64′ Raçiç nis një aksion personal në zonë, gjuan por topi përfunon në rivënie anësore.

58′ Pashai pengohet në zonën e Partizanit. Futbollistët miq pretendojnë për 11-mertërsh, por gjyqtari jep topin për Partizanin.

50′ Gooool! Sukaj shënon me kokë pas një krosi nga goditja e këndit.

47′ Sukaj godet nga një goditje dënimi, por pret portieri i Kukësit.

46′ Lojtarët e Kukësit nisin topin e parë.

Pjesa e parë:

45′ Nuk ka minuta shtesë në “Qemal Stafa”. Bardhyl Pashai mbyll pjesën e parë. Partizani-Kukësi 0-0.

44′ Goditje dënimi për Partizanin. Kroson Gomez, por topi devijohet nga një lojtar i Partizanit.

40′ Hasani kroson në zonë për Kukësin, goditje dënimi. Futbollistët e Kukësit pretendojnë për një karton të verdhë pas faullit të Atandës. Kalari ndëshkohet me karton të verdhë.

37′ Goditje këndi për Partizanin, Torasa kroson në zonë, por asnjë prej futbollistëve nuk e shfrytëzon rastin.
31′ Goditje dënimi për skuadrëne Partizanit. Topi i lartë, del portieri Koçi.

23′ Kroson Hallaçi, Jemini godet përballë Hoxhës, por pret portieri i Partizanit. Rast i rrezikshëm për Kukësin.

21′ Vorrnekoviç niset nga e majta për Kukësin, krosim i tij, por Emini nuk ka mundur të shënjeshtrojë kuadratin e portierit Hoxha.

18′ Goditje dënimi për Partizanin. Ekzekuton Gomez, por ndërhyn Shameti duke larguar topin jashtë zonës së rreptësisë. Futbollistët e Kukësit nisen në kundërsulm, humbin topin nga një pasim i gabuar.

16′ Faul ndaj Raçiç në mesfushë. Protestojnë drejtuesit e Partizanit, goditje dënimi për vendasit.

15′ Agustino niset nga krahu i majtë, gjuan pranë zonës, por pret portieri i Partizanit, Hoxha.

11′ Krasniqi në zonë, Sukaj rrezikon portën kundërshtare, por pa mundur të finalizojë. Goditje dënimi në favor të Kukësit.

08′ Trashi godet në zonë, por pa shqetësuar portierin Koçi.

07′ Hasani kroson në zonë, topi në shtyllën e parë, por largojnë lojtarët e Partizanit.

04′ Trashi harkon për Partizanin në zonë, por pret portieri i Kukësit.

03′ Braziliani Agostino futet mes dy lojtarëve në zonë, por ndërhyjnë mbrojtësit duke larguar topin.

01′ Topin e parë e luan skuadra e Partizanit.

Partizani – Kukësi 18:00

Kategoria Superiore
Java e 22- ­të

E hënë, më 22 shkurt

Formacionet 

Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Atanda, Krasniqi, Kalari, Batha, Filipe, Vila, Torasa, Sukaj,Raçiç
Trajner: Andrea Agostineli

Kukësi: Koci, Hallaçi, Shameti, Malota, Mici, Biringueta, Hasani, Musolli, Karioka, Dvornekoviç, Emini
Trajner: Klodian Duro

Arbitra: Bardhyl Pashaj, Redi Avdo, Dojanto Myftari, Kreshnik Tartari; Pas porte: Kreshnik Cjapi, Klajdi Kola

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"