VIDEO/ Paqe në duelin e parë të play-off ndaj ukrainaseve, Vllaznia e femrave ruan shanset për grupet e Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2022 | 23:33

VIDEO/ Paqe në duelin e parë të play-off ndaj ukrainaseve, Vllaznia e femrave ruan shanset për grupet e Champions

Skuadra e Vllaznisë në futboll për ferma ka mbyllur me një barazim 1-1 ndeshjen e parë ndaj ukrainasve të Vorskla Kharkiv, të vlefshme për fazën play-off të Ligës së Kampioneve për femra.

vllaznia femra

Sfida e parë, për shkak të luftës në Ukrainë, është zhvilluar po në stadiumin “Loro Boriçi” ku javën e ardhshëm shkodranet do të jenë pritëse dhe parashikohet që te ketë një mbështetje të zjarrtë si sot ku me mijëra tifozë ishin të pranishëm në impiant.

Ndeshja ishte shumë e luftuar, me raste nga të dy skuadrat dhe me ukrainaset që në pjesën e parë krijuan më shumë volum loje duke rrezikuar disa herë me kapitenen Kalinina. E zakonshmja Doçi i dha avantazhin Vllaznisë duke kulmuar një aksion model. Por avantazhi zgjati pak minuta pasi skuadra shkodrane u ndëshkua me penallti. Kalinina goditi nga pika e bardhë por portieria Uilliams-Mosier grushtoi tentativën e ukrainases. Megjithatë, topi nuk u largua nga zona dhe Osipian ia doli ta shtynte në rrjetë duke barazuar shifrat.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund e kështu, sfida u mbyll me barazimin 1-1 që lë gjithçka hapur për kualifikimin e mëtejshëm.

Vorskla-Vllaznia 1-1
65′ Osipian / 53′ Doçi 

Goli i Osipian

Goli i Doçit

Traversa e Kalinina

FORMACIONET ZYRTARE

dfgdfgdfgfdgfg

WhatsApp Image 2022-09-21 at 5.47.56 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"