VIDEO/ Nuk kishte dyshime, Seria A zgjedh golin më të bukur të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 22:16

VIDEO/ Nuk kishte dyshime, Seria A zgjedh golin më të bukur të sezonit

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kryevepra e Teo Hernandez, ndaj Atalantës është përzgjedhur si goli më i bukur i sezonit 2021-2022.

IPP20210314 Football - soccer: Serie A, AC Mailand - SSC Neapel, il pallone della Serie A inquadrato dalla telecamera -

Mbrojtësi francez përshkroi 95.3 metra me top, duke i lënë targën të gjithë kundërshtarëve, dhe duke finalizuar me sukses një aksion të mrekullueshëm.  Një kryevepër e shpejtësisë, fuqisë dhe teknikës që elektrizoi 75,000 tifozët e pranishëm në San Siro.

Kishte nga ata që e krahasuan me një gol si Ueah, Shevçenko dhe madje edhe Maradona, por, përveç bukurisë, ai gol ishte edhe shumë i rëndësishëm, pasi erdhi në javën e parafundit të kampionatit, në një ndeshje mjaft të rëndësishme. Për më tepër shikoni edhe njëherë golin e mrekullueshëm te Teos:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"