VIDEO/ Nuk ka surpriza në Premier Ligë, Çelsi dhe Arsenali fitojnë me “poker”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2018 | 18:04

VIDEO/ Nuk ka surpriza në Premier Ligë, Çelsi dhe Arsenali fitojnë me “poker”

U zhvilluan paraditen e sotme, 7 takimet e vlefshme për javën e 24-t të Premier Ligës. Skuadrat e mëdha nuk kanë falur duke fituar pa probleme. Bëhet fjalë për Çelsin, Arsenalin, Maçester Junajtid dhe Leisterin.

Celsi

Në takimin e orën 13:30, blutë e Londrës të drejtuar nga Antonio Konte kanë mposhtur Brajtonin me rezultatin 0-4. Hazard realizoi dopietë, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Uilliam dhe Moses.


Fitore bindëse edhe për Arsenalin, i cili vinte pas 2 barazimesh dhe 1 humbje. Skuadra e Venger, ka mposhtur Kristal Palas me rezultatin 4-1. Pa u mbushur minuta e 22-t, “topçinjtë” e panë veten në avantazhin e 4 golave. Ndërsa në minutën e 78-t Milivojeviç, realizoi golin e nderit për miqtë.

 

Nuk ka falur as Mançester Junajtid, i cili mposhti Bërnlin 0-1, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi në kampionat. Golin për “djajtë e kuq” e shënoi Martial, në minutën e 54.

 

Leisteri ka bërë detyrën  në shtëpi, duke mposhtur Uatfordin me rezultatin 2-0. Vardi dhe Mahrez ishin autorët e golave për skuadrën e Puel. Në 3 sfidat e tjera u regjistruan këto rezultate:

Martial

Everton – Uest Bromiç 1-1

Stoke – Hadërsfilld 2-0

Uest Hem – Bournemuth 1-1

Ndërkohë sfida e fundit e ditës së sotme mes Mançester Sitit dhe Njukastëll do të startojë në orën 18:30.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"