VIDEO/ Nuk ka dyshime, UEFA zgjedh golin më të bukur të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 14:46

VIDEO/ Nuk ka dyshime, UEFA zgjedh golin më të bukur të sezonit

Nuk mund të kishte dyshime. Goli me roveshatë i Kristiano Ronaldës në sfidën ndaj Juventusit, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve është shpallur më i bukuri i sezonit nga UEFA.

asasq

Një perlë e vërtetë që nuk mund të kishte rivalitet. Në votimin në faqen zyrtare të UEFA-s, goli i Ronaldos mori 197 mijë e 496 vota, nga 34 mijë e 915 vota që ishin në total.

Në vend të dytë u rendit goli i futbollistit të Marsejës, Dimitri Paje në sfidën përballë Lajpcig, ndërsa vendin e tretë e mori një femër. Bëhet fjalë për Eva Bavarro, që shënoi një super gol në finalet e Europianit U 17 për femra ndaj Gjermanisë.

ronaldo

Kujtojmë që vitin e kaluar, çmimin e golit më të bukur të sezonit, e fitoi Mario Manxhukiç, ndërkohë që këtë vit është pasuar nga një tjetër futbollist bardhezi.

REZULTATI
Kristiano Ronaldo 197496 vota
Dimitri Paje 35558 vota
Eva Navarro 23315 vota

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"