VIDEO/ Një flamur i madh i pret kuqezinjtë që në stërvitje, Shqipëria zhvillon seancën e fundit para ndeshjes me Suedinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 21:08

VIDEO/ Një flamur i madh i pret kuqezinjtë që në stërvitje, Shqipëria zhvillon seancën e fundit para ndeshjes me Suedinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Suedisë në stadiumin “Friends Arena” të Solna.

asdasddasadsadsaddasads

Kuqezinjtë i ka pritur një surprizë e këndshme, pasi në tribunën e stadiumit “Tifozat KuqeZi” kishin vendosur një flamur të madh të Shqipërisë, duke i bërë që sot që të ndjehen si në shtëpinë e tyre lojtarët dhe bërë të qartë se do të ketë një atmosferë të ndezur në sfidën e nesërme ku priten një numër i madh mbështetësish shqiptarë të pranishëm.

Seanca ka vazhduar pa probleme, me trajnerin Silvinjo që ka dhënë udhëzimet sa i përket formacionit me të cilin Shqipëria do të zbresë nga minuta e parë në fushën e lojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"